Xabi Alonso apo Jurgen Klopp, drejtori sportiv i Bayern Munich jep detaje për pozitën e trajnerit

Xabi Alonso apo Jurgen Klopp, drejtori sportiv i Bayern Munich jep detaje për pozitën e trajnerit

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, siguroi se nuk do të përpiqet të kontaktojë Jurgen Klopp për ta bindur atë të rikthehet në Bundesligë, nga respekti dhe duke ditur se çfarë gjendje po kalon.

“Unë nuk do të telefonoj Jurgen Klopp për të ofruar një punë. E di se çfarë do të thotë kur thotë ‘po më mbarojnë energjitë’. Pak njerëz mund ta gjykojnë këtë më mirë se unë, sepse e ndjeva. Prandaj nuk do të të telefonoj atë”, ka shpjeguar ai për Bild.

I pyetur për Xabi Alonson, gjermani shpjegoi se nuk ka folur ende me asnjë trajner për vendin e lirë të Thomas Tuchel në fund të sezonit, por theksoi faktin se ai tashmë ka qenë në klub.

“Nuk kam folur ende me asnjë trajner. dhe nuk kam marrë asnjë miratim apo refuzim. Xabi luajti për Bayernin, por nuk dua të bëhem tituj: Xabi i përshtatet Bayernit. Unë thjesht po flas që ai e njeh mirë këtë klub”, përfundoi Eberl.

Shpërndaje në: