Xavi flet për situatën e Dembele: Ia kam bërë të qartë se sa ka rëndësi për ne, është zgjedhja e tij

Xavi flet për situatën e Dembele: Ia kam bërë të qartë se sa ka rëndësi për ne, është zgjedhja e tij

Ousmane Dembele është në mesin e lojtarëve më të komentuar te Barcelona së fundmi.

Skuadra e Barcelonës po has në vështirësi me situatën e Ousmane Dembele, sa i përket rinovimit të kontratës.

Francezi është i pakënaqur me kushtet e ofruara nga Barca, dhe kështu po heziton të vë firmën e tij në kontratën e re.

“Unë kam biseduar me të dhe kam bërë të qarta qëndrimet e mia – sa i rëndësishëm është ai për ne në periudhë afatgjate”, ka thënë Xavi, transmeton Periskopi.

“Varet nga ai dhe kushtet e tij. Ai më thotë se është i lumtur, kështu që shpresoj se ai nënshkruan. Është zgjedhja e tij”, ka shtuar spanjolli.

Pas Dembele tani është vënë Newcastle United, skuadër që dëshiron të përfitojë nga situata e mjegullt mes klubit dhe lojtarit. /Periskopi/

Shpërndaje në: