Xavi: Ishte ëndrra ime, mezi pres ta filloj projektin – duam të luajmë futboll të mirë

Xavi: Ishte ëndrra ime, mezi pres ta filloj projektin – duam të luajmë futboll të mirë

Xavi Hernandez është prezantuar sot si trajner i ri i Barcelonës.

Spanjolli merr drejtimin e skuadrës në një kohë krize, por ai është optimist se situata mund të rikthehet në favor. Për këtë ai ka edhe planin.

Mes tjerash, Xavi ka folur edhe për krahasimet që po i bëhen me Pep Guardiola.

“Ta drejtoj Barcelonën ishte ëndrra ime, dhe tani kjo ëndërr është bërë realitet. Mezi pres të filloj këtë projekt”, ka thënë Xavi, transmeton Periskopi.

“Ne duhet të punojmë shumë, çdo ditë. Jemi Barcelona, klubi më i mirë në botë. Kjo është e vetmja mënyrë për të marrë rezultate të mira. Ne duam të luajmë futboll të mirë. Nëse më krahasojnë me Guardiolan, është më shumë sesa pozitive. Pep është trajneri më i mirë në botë”, shtoi ish mesfushori i Barcës.

Trajneri i ri i Barcelonës foli edhe për faktin që disa lojtarë kanë luajtur krah tij.

“Do të kem kërkesa për lojtarët, por edhe do t’i ndihmoj ata. Është një avantazh për mua që njoh paraprakisht lojtarë si Ter Stegen, Pique, Jordi Alba, Busi, Roberto. E di ku duhet t’i shtyjë ata dhe i dihet pikat e dobëta që mund t’i kenë”, ishin fjalët e Xavi Hernandez.

Xavi Hernandez më parë kishte drejtuar skuadrën e Al Sadd, duke bërë revolucion në futbollin e Katarit. /Periskopi/

Shpërndaje në: