Xavi thumbon lojtarët anglezë, thotë se rriten vetëm nga mediet

Xavi thumbon lojtarët anglezë, thotë se rriten vetëm nga mediet

Ikona e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka dhënë disa komente brutale lidhur me mediet angleze në raport me lojtarët e tyre.

Një nga mesfushorët më të mirë spanjoll (dhe jo vetëm) të të gjitha kohërave, ka identifikuar një problem serioz.

Xavi beson se është e lehtë të jesh nga Anglia, pasi me pak lojëra të mira, bëhesh viral.

“Në Angli, nëse bën disa ndeshje të mira, njerëzit flasin për ty si legjendë”, ka thënë Xavi, transmeton Periskopi.

“Mediet dramatizojnë shumë dhe mbivlerësojnë shumë lojtarë”, ka shtuar spanjolli.

Për një gjë të tillë, anglezët kritikohen nga tifozët anë e mbanë botës. Emra si Lingaard, Wilshere, por edhe shumë të tjerë, ishin projektuar për Topin e Artë, por ata nuk arritën kurrë potencialin e tyre. /Periskopi/

Shpërndaje në: