Xhafer Tahiri: Në programin tim, do t’i japim mbështetje profesionistëve të rinj dhe atyre inovativ

Xhafer Tahiri: Në programin tim, do t’i japim mbështetje profesionistëve të rinj dhe atyre inovativ

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahiri, dje ka vizituar fizioterapeutin e njohur vushtrrias, Hashim Fazliu

Me rastin e këtij takimi, Tahiri tha se Vushtrria gjithmonë i ka dhënë Kosovës personalitete të njohura dhe profesionist të lëmive të ndryshme duke thënë se kontributi i Fazliut për qytetin dhe sportistët vushtrrias është jashtëzakonisht i madh në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

“Në programin tim, do t’i japim mbështetje profesionistëve të rinj dhe atyre inovativ” tha Xhafer Tahiri.

Postimi i plotë në Facebook:

Dje pata kënaqësinë ta vizitojë fizioterapeutin e njohur vushtrrias, Hashim Fazliu.

Kontributi i Fazliut për qytetin dhe sportistët vushtrrias është jashtëzakonisht i madh në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

Vushtrria gjithmonë i ka dhënë Kosovës personalitete të njohura dhe profesionist të lëmive të ndryshme.

Fizioterapeuti Hashim Fazliu, ka arritur që nga qyteti i Vushtrrisë të bëjë emër si një profesionist i shkëlqyer shëndetësor në gjithë Kosovën e edhe në Gjermani.

Sot qyteti i Vushtrrisë njihet dhe vizitohet edhe më shumë fal punës së tij dhe kolegëve të tij, që arrijnë të ndihmojnë qytetarë nga të gjitha viset e Kosovës.

Shpërndaje në: