XHAKA e SHAQIRI fundosin Serbinë, ia kënaqin zemrat çdo shqiptari duke festuar me shqiponjë (Video)
Zvicra e ka mposhtur me rezultat 2:1 Serbinë në ndeshjen tejet interesante të luajtur në Kaliningrad
Kombëtarja e Zvicrës e përmbysi Serbinë me golat të shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan Periskopi.
Aleksandr Mitrovic shënoi në minutën e pestë golin e epërsisë për Serbinë.

Pjesa e dytë i takoi totalisht Zvicrës, së pari ishte Xhaka që shënoi një perlë të vërtetë në minutën e 52-të, ndërsa Shaqiri realiozi golin e fitores në minutën 90-të.

Xhaka dhe Shaqiri festuan duke bërë shqiponjën.

Tani Zvicra ka katër pikë dhe është në vendin e dytë të Grupit E, ndërsa Serbia është e treta. /Periskopi/




