Xhaka shumë larg Arsenalit, mesfushori zgjedh klubin e ri
Granit Xhaka nuk ka rahati te Arsenali.
Xhaka pritet të largohet nga ekipi londinez gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan Periskopi.
Mesfushori shqiptar ka humbur edhe shiritin e kapitenit te “Gunners” pas problemeve të fundit që pati me tifozët e klubit në ndeshjen kundër Crystal Palace.
Sipas “RSI”, në Zvicër po flitet se e ardhmja e tij mund të jetë në kampionatin italian te skuadra e Mmilanit.
Xhaka nuk ka luajtur për Arsenalin që nga rasti në fjalë duke shtuar spekulimet se do të kërkojë një skuadër të re. /Periskopi/



