Xhavit Drenori: LDK-ja do të dalë e treta në zgjedhje

Xhavit Drenori: LDK-ja do të dalë e treta në zgjedhje

Asambleisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka diskutuar rreth pozicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një replikë ndaj kandidatit të LDK-së, Shefki Gashit, i cili u shpreh optimist për fitore në zgjedhje, Drenori ka thënë se nuk duhet të tregohemi naiv.

“Unë po habitem me entuziazmin e Gashit, pasi që nuk duhet të tregohemi naiv dhe duhet të pranojmë që largimi i Vjosa Osmanit e ka dëmtuar LDK-në. Unë nuk e di sa vota do të marrë Gashi, pasi që nuk kam ndonjë analizë por LDK-ja besoj që do të dalë e treta në zgjedhje”, ka deklaruar Drenori në Kanal10, transmeton Periskopi.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Shefki Gashi, i cili ka thënë se trendi i mbështetësve të LDK-së është në ngritje. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: