Xhelozia ndaj oligarkut? Boikeni i VV-së sulmon oligarkun që i shprehu dashuri Albinit

Xhelozia ndaj oligarkut? Boikeni i VV-së sulmon oligarkun që i shprehu dashuri Albinit

Anëtari i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi duket sikur ka xhelozuar karshi një pronari restoranti në Elbasan, pasi tha se do anëtarësohet në partinë e Albin Kurtit.

Krejt kjo, tek Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës mbajtën një mbledhje të përbashkët në konakun e Gjergj Lucës.

Madje Abazi hedh edhe akuza ndaj tij.

Ja reagimi i plotë:

Gjergj Luca, oligarku monopolist paska thënë sot se po anëtarësohet në Lëvizjen VETËVENDOSJE, pas turit që Rama i bëri Kurtit në “kështjellën” e Lucës në Elbasan. Tani ka mbetur pa u anëtarësuar në Lëvizje edhe Çet Kastrati dhe Samir Mane dhe plotësohet mozaiku. Por mbase Rama nuk ia kishte shpjeguar Kurtit se si e ka ngritur Luca perandorinë e tij, e mbase as nuk i ka treguar se si Luca na ofendonte të gjithëve, bashkë me Kurtin, para shumë pak kohësh, e si i shfrytëzon punëtorët e i detyron të votojnë për Ramën. Por, si i thonë fjalës, paraja e hedh ujin përpjetë, e jo më “bindjet” e Lucës, që tani e sheh Kurtin si €€€.

Shpërndaje në: