Xhinset më nuk janë në trend: Në skenën e modës do të dominojnë këto modele!

Periskopi.com Zoya

Edhe pse me decenie ishte rrobë pa të cilën asnjë sezon nuk ka mundur të kalojë, si duket ka ardhur koha që xhinset të pushojnë për një kohë

Në vend të tyre në sezonin pranverë/verë do të bartim modele pak më ndryshe.

Në ofertë do të gjenden pantallona interesante, të gjatësive dhe modeleve më të ndryshme, por edhe një model fundi.

Çdo femër do të arrijë të gjejë diçka që përshtatet me stilin e saj. Fillojmë me radhë:

Fundi ‘texas’

Fundet nga ky material do t’i shohim shpesh nëpër rrugë. Janë të shkëlqyeshme për kombinime të rehatshme, për të shkuar në kafene, në kinema apo në shëtitje.

Me këtë rrobë shkon absolutisht çdo ngjyrë, gjë që ju jep mundësi të shumta për kombinimin e veshjeve më të ndryshe.

Bermudet

Sipas parashikimeve të disenjatorëve, ato do të jenë trendi më i madh i sezonit.

Me këtë pjesë të rrobave mund të bëni veshje të rehatshme, por edhe shumë elegante. Përfundimisht ia vlen të blini bermude.

Tuta sportive

Pos që janë të rehatshme, lejojnë edhe kombinimin e veshjeve më të ndryshme.

Stili dhe rehatia, të gjitha në një vend, prandaj pothuajse nuk ka femër që nuk i do.

Pantallona të thurura

Ky model tashmë i ka pushtuar zemrat e shumë trendesisteve. Janë të rehatshme, nuk ka arsye të mos i dashuroni edhe ju.

Në kombinim me këmishë të gjerë duken fenomenale.

Pantallona me ngjyra të zjarrta

Ngjyrat e hareshme janë aktuale këtë sezon, ndërsa pantallonat në njërën nga këto ngjyra do të freskojnë çdo veshje.

Stili monokromatik është më se i qëlluar.

Shpërndaje në: