Ylli francez ia bën me dije bashkëlojtarëve: Sonte unë do të fle me Kupën e Botës

Ylli francez ia bën me dije bashkëlojtarëve: Sonte unë do të fle me Kupën e Botës

Antoine Griezmann ka thënë që sonte do të fle me trofeun e Kupës së Botës

Franca fitoi Kupën e Botës pasi në finale mposhti Kroacinë me rezultat 4-2, me Griezmann që u zgjodh lojtari i ndeshjes nga FIFA, shkruan Periskopi.

Ylli i Atleticos pas ndeshjes ka thënë që sonte do të fle me Kupën e Botës.

“Nuk e di ku jam. Por di të them që jam shumë i lumtur. Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë,” ka thënë Griezmann.

“Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë. Sonte do të fle unë me Kupën e Botës,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: