Ylli i Barcelonës: Nuk më intereson Reali, i kam refuzuar ofertat e tyre
Mbrojtësi i Barcelona, Sergi Roberto ka deklaruar se nuk i intereson aspak Real Madridi dhe ka zbuluar se kur ishte fëmijë kishte refuzuar ofertën e tyre.
Si vendas katalanas, 27-vjeçari këmbëngul se Camp Nou ishte gjithmonë destinacioni i tij i preferuar.
Ai pati mundësinë të kalonte në kryeqytetin spanjoll pas përformancave si një adoleshent, por u hartua shpejt në sistemin akademik La Masia dhe pjesa tjetër është histori, përcjell Periskopi.

”Isha duke luajtur për ekipin U15 të Nastic”, zbuloi spanjolli.
”Drejtori i Akademisë së Realit hyri në kontakt me klubin për të treguar interesin ndaj meje dhe më ftuan për prova. Pak ditë më vonë, Barça reagoi dhe dërgoi një faks tek Nastic”.
”Në atë moment, mua nuk më interesoi Reali. E vërteta është, edhe pse mund të duket e kundërta, u ndjeva vërtet qetë në atë kohë”.
”Shkova në prova te Barcelona, shkoi mirë, më thanë të qëndroja dhe kjo ishte e tëra. Gjithçka tjetër është harruar. Unë kam qenë një tifoz i Barcelonës që kur isha fëmijë dhe nuk mendoja shumë për këtë”, deklaroi Sergi Roberto. /Periskopi/



