Ylli i Liverpoolit fshien llogarinë e tij në Twitter pasi u kritikua brutalisht nga fansat mbrëmë

Ylli i Liverpoolit fshien llogarinë e tij në Twitter pasi u kritikua brutalisht nga fansat mbrëmë

Andy Robertson e ka deaktivizuar llogarinë e tij në Twitter pas humbjes së Liverpoolit kundër Napolit në Champions League.

Mbrojtësi i majtë shkaktoi një penallti të vonshme në Itali, derisa kampioni në fuqi i Evropës pësoi një humbje 2-0, raporton Periskopi.

Robertson u gjykua se ndërhyri në mënyrë të parregullt në Jose Callejonin.

SSC Napoli v Liverpool FC: Group E - UEFA Champions League

Shumë besojnë se Callejon simuloi, përfshirë Jurgen Kloppin, por gjyqtari Felix Brych drejtoi gishtin nga 11-metërshi dhe VAR nuk ndërmori asnjë veprim kundër vendimit të gabuar.

Ish-ylli i Tottenhamit pastaj, Fernando Llorente doli para Robertsonit dhe shënoi për 2-0 në kohën shtesë.

Robertson pastaj u abuzua brutalisht në Tëitter pas asaj paraqitje, gjë që e ka detyruar atë ta deaktivizojë llogarinë e tij.

Mesazhi: “Kjo llogari nuk ekziston” shihet kur e kërkoni Robertsonin në platformën sociale.

Shpërndaje në: