Ylli kosovar në formacionin e javës në Gjermani pas paraqitjes fantastike në fundjavë

Ylli kosovar në formacionin e javës në Gjermani pas paraqitjes fantastike në fundjavë

Ylli kosovar në formacionin e javës në Gjermani pas paraqitjes fantastike në fundjavë

Leart Paqarada është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga 2, sipas “Kicker”, shkruan Periskopi.

Kjo pas paraqitjes fantastike të tij në fitoren 3-1 të skuadrës së tij, Sandhausen kundër Hannoverit të Florent Muslijës në fundjavë.

Paqarada startoi në këtë ndeshje, derisa ishte ndër më meritorët në fitoren e Sandhausenit, duke kontribuar me asistim në golin e dytë, i cili u shënua në minutën e 56-të nga Nauber.

Përndryshe, Sandhausen aktualisht pozicionohet në vendin e dhjetë në Bundesliga 2 me 36 pikë pas 29 ndeshjeve të luajtura. /Periskopi.com/

Image

Shpërndaje në: