Ylli shqiptar e konfirmon se do të luajë kundër Kosovës
Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futboll, Klaus Gjasula ka folur Hamburgun dhe ndeshjet e muajit nëntor të Shqipërisë.
Gjasula ka qenë mbrëmë (e diele) në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”, ku ndër të tjerash tha se Kombëtaren shqiptare e pret një e ardhme shumë e mirë.
“Po, do të vij në Tiranë ditën e martë dhe ndoshta nuk do jem gati për miqësoren me Kosovën, por do të jem në dispozicion të trajnerit për sfidat ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë. Këtu ka një rregull, që kur kthehesh nga një vend tjetër, duhet të futesh dy javë në karantinë, por unë kam rënë dakord me drejtuesit e klubit që të vij edhe me këtë kusht, pasi Kombëtarja ka dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe e mora parasysh që do humb një apo dy ndeshje me Hamburgun”, ka thënë Gjasula.
Futbollisti i Hamburgut që aktualisht ndodhet në Bundesliga 2, është shprehur se ai me skuadrën e tij synim kryesor kanë ngjitjen në Bundesliga.
“E kemi nisur shumë mirë kampionatin dhe jemi në vendin e parë, pra pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Bundesligë. Skuadra është e kompletuar dhe jemi në rrugën e duhur”, potencoi ai.



