Yllin argjentinas e ‘mashtron’ paraja, transferohet në Amerikë
Chicago Fire ka nënshkruar me ish-mesfushorin e Atletico Madrid Nicolas Gaitan nga Dalian Yifang, klubi kinez ka njoftuar.
Gaitan u bashkua me Dalian në shkurt të vitit 2018, shënoi dy gola dhe dhuroi shtatë asistime në 28 ndeshje për klubin.

“Nga perspektiva e planifikimit të përgjithshëm të klubit dhe zhvillimit afatgjatë të tij, pasi u pajtua me lojtarin, Nicolas Gaitan u bashkua me Chicago Fire”, njofton klubi kinez.
Ylli argjentinas ka qenë pjesë e Benficas dhe Atletico Madrid gjatë karrierës së tij, ndërsa vendosi që në moshën 30-vjeçare të kalonte në Kinë. /Periskopi/



