Zafir Berisha i hyn shkencës: “Veç injoranca na dhuron lumturinë e vërtetë”

Zafir Berisha i hyn shkencës: “Veç injoranca na dhuron lumturinë e vërtetë”

Ish Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në mbrojtje të injorancës.

Berisha ka sulmuar një pjesë të politikanëve të Kosovës që po bëhen lajme për shkak të “mungesës së burrërisë” siç shkruan dhe papjekurisë së tyre politike (sic).

Por, Berisha nuk është ndalur me kaq.

Ai ka cituar një profesor të psikologjisë me emrin Michael Smithson nga Australia, i cili sipas tij konsideron se “vetëm injoranca mund të na dhurojë lumturinë e vërtetë”.

Zafir Berisha është pjesë e subjektit politik Nisma për Kosovën që në këto zgjedhje nuk arriti ta kalonte pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Statusi i plotë:

Garnitura e njerzëve që për çdo ditë po bëhen lajm në paqavura informative duke u “mburrur” si munges e “burrëris” që derivon nga papjekuria e tyre politike, të bie në përfundimin;

Sa më pak të dish aq më mirë do jesh!-thënia është e vjetër por tashmë e mbështet edhe shkenca; “Vetëm injoranca mund të na dhurojë lumturinë e vërtetë” – shpjegon Michael Smithson, profesori i psikologjisë.

Zafa

Shpërndaje në: