Zafir Berisha mbështet Abrashin e Vetëvendosjes në Prizren: Jo grupeve të interesit LDK-PDK
Zafir Berisha nga Bashkimi Demokratik i Prizrenit i ka dhënë mbështetje në balotazh Artan Abrashit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Berisha që ka kritikuar shpesh Albin Kurtin e Lëvizje Vetëvendosje në nivel qendror, ka vendosur ta mbështes Abrashin, raporton Periskopi.
Ai thotë se ky nuk është vendim për parti, por për Prizrenin.



