Zbulohen detaje tronditëse për karakterin e Messit në zhveshtore: Është perandor dhe monark në të njejtën kohë

Zbulohen detaje tronditëse për karakterin e Messit në zhveshtore: Është perandor dhe monark në të njejtën kohë

Çasja e Lionel Messit ndaj Antoine Griezmannit ka qenë ”mjeruese”, thotë ish-këshilltari i sulmuesit francez, Eric Olhats, teksa e akuzon atë se është shembull i keq jashtë fushës në ”Camp Nou”.

Një kampion bote u shtua në radhët e katalunasve gjatë verës së vitit 2019, transmeton Periskopi.

Mirëpo, ai ka pasur vështirësi të ketë impaktin e duhur te blaugranët, me Olhats që thotë se përpjekjet nuk kanë munguar nga 29-vjeçari.

”Antoine shkoi në një klub që ishte në vështirësi dhe ku Messi ka një qëndrim për gjithçka,” u shpreh fillimisht Olhats.

”Ai është perandor dhe monark në të njejtën kohë dhe nuk e priti mirë ardhjen e Antoine.

”Sjellja e tij ka qenë mjeruese dhe e bëri atë të ndihet ashtu. Gjithmonë e kam dëgjuar Antoinen duke thënë se nuk kishte problem me Messin, por asnjëherë anasjelltas.

”Në sytë e mi, Messi tha se dëshiron të largohet për të parë çfarë roli kishte në vendimmarrje në klub, në lidhje me lojtarët që kishin ardhur dhe ata që ishin larguar, por eventualisht qëndroi. Klasike nga Messi! Ai është po aq i mirë në fushë sa është i keq jashtë saj.

”Barcelona ka vuajtur në kohët e fundit. Ishte një kancer në klub dhe qartazi kjo lë shenja.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: