Zbulohet sa do të mungojë Rrahmani pas lëndimit të mbrëmshëm kundër Moldavisë

Zbulohet sa do të mungojë Rrahmani pas lëndimit të mbrëmshëm kundër Moldavisë

Mbrojtësi 26 vjeçar i Kosovës, Amir Rrahmani u lëndua mbrëmjen e kaluar në takimin ndaj Moldavisë.

Rrahmani u dëmtua në fillim të ndeshjes që Kosova e fitoi ndaj Moldavisë mbrëmjen e kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve, ku u zëvendësua në minutën e 20-të nga Fidan Aliti.

Sipas raportimeve të para, dëmtimi pritet ta mbaj Rrahmanin rreth tri javë larg fushave të blerta.

Amir Rrahmani i cili këtë verë kaloi tek Napoli, ende nuk ka bërë debutimin zyrtar për skuadrën e Genaro Gattusos.

Shpërndaje në: