Zbulohet testi që identifikon pacientët me kancer të gjirit

Zbulohet testi që identifikon pacientët me kancer të gjirit

Zbulimet e reja zbulojnë një test që përcakton pacientët me kancer të gjirit me një rrezik të ulët të kthimit të tumorit të tyre, duke u lejuar atyre të shmangin trajtimet agresive.

Testi identifikoi saktë 15 pacientë pjesëmarrës të studimit si të një rreziku të ulët të kthimit të kancerit të tyre. Pacientë të tillë kishin një prognozë të fortë pas trajtimit të tyre fillestar pavarësisht nëse atyre iu dha terapi shtesë për të parandaluar kthimin e tumorit të tyre, shton hulumtimi.

Autorja kryesore Dr. Laura Esserman nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, tha: “Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të personalizuar kujdesin për gratë me kancer të gjirit”, transmeton Periskopi. 

‘Tani mund të testojmë nyjet-negative të kancereve të gjirit,  dhe nëse janë në kategorinë ultra-të ulët të rrezikut, mund t’u tregojmë grave se ato nuk kanë gjasa të vdesin nga kanceri dhe nuk kanë nevojë për trajtim agresiv, përfshirë rrezatimin pas lumpectominë’ – u shpreh me fjalë të tjera Esserman. /Periskopi/

Shpërndaje në: