Zeka thotë se Kurti s’po ia ngjet Mini-Shengenit në emër: Jo buka, po kulaqi

Zeka thotë se Kurti s’po ia ngjet Mini-Shengenit në emër: Jo buka, po kulaqi

Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit rreth minishngenit, ku tha se nuk do të ketë minishengen, po treg te përbashkët, e që sipas Zekës, kryeministri në fjalë  është mjeshtri më i madh i lojës me fjalë.

“Jo buka, po kulaqi”, shkruan Milaim Zeka.

Postimi:

 

Albin Kurti, gjeniu i kombit gjitheshqipetar, mjeshtri me i madh i lojes me fjale: ”Nuk do te kete minishengen, po treg te perbashket”!

Per trushperlaret: Bravo, ia ftofi Bashkimit Europian dhe Edi Rames. I meqmi (minoritet) thote: -Jo buka, po kulaqi. Ose, edhe kur na fusin ate gjene, nuk bane me ja thene emrin, thote Bini legjendar!!!

Shpërndaje në: