“Zelensky komedian, Putin person i ndjeshëm dhe do të merrja një plumb për të”

“Zelensky komedian, Putin person i ndjeshëm dhe do të merrja një plumb për të”

Ish-bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka mbrojtur luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë, duke insituar se do të “merrte një plumb” për liderin rus, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Duke folur për emisionin “Good Morning” në ITV të enjten, Ecclestone e përshkruajti presidentin rus si person “të ndjeshëm” dhe “të klasit të parë” që “beson se është duke bërë gjënë e duhur për Rusinë”.

“Fatkeqësisht, ai është si një nga shumë biznesmenët, sigurisht si unë, që bëjmë gabime herë pas here, dhe kur ju bëni një gabim, ju duhet të bëni më të mirën për të dalur nga aty”, tha 91-vjeçari.

Tutje, ai kritikoi liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky, që nuk po bën përpjekje të mjaftusheme për të takuar rivalin e tij rus.

“Personi tjetër në Ukrainë, profesioni i të cilit ka qenë komedian dhe unë mendoj se duket se ai dëshiron të vazhdojë atë profesion sepse unë mendoj se ai do të mendonte rreth përpjekeve më të mëdha për të biseduar me Putin, i cili është një person i ndjeshëm, dhe do ta kishte dëgjuar atë dhe ndoshta do të kishte bërë diçka rreth kësaj çështjeje”, shtoi ish-shefi i F1. /Periskopi/

Shpërndaje në: