Zelensky: Nuk do të ndalemi derisa e gjithë Ukraina të jetë e lirë

Zelensky: Nuk do të ndalemi derisa e gjithë Ukraina të jetë e lirë

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, ka premtuar se nuk do të ndalet fushata e Ukrainës për ta rifituar territorin e humbur nga Rusia.

Premtimi të dielën erdhi pasi Britania e Madhe tha se forcat ruse po shtonin bastisjet në infrastrukturën civile dhe një gjeneral i lartë i Shteteve të Bashkuara paralajmëroi se ishte e paqartë se si do të reagonte Moska ndaj pengesave të saj në fushën e betejës në Ukrainë.

Zelenskyy tha se forcat ukrainase do ta vazhdojnë presionin ndaj Rusisë, raporton “AlJazeera”.

“Ndoshta tani duket për disa prej jush se pas një sërë fitoresh tani kemi qetësi”, tha Zelenski ai në fjalimin e tij të natës dhe shtoi: “Kjo nuk është qetësi. Kjo është përgatitje për serinë e radhës… Sepse Ukraina duhet të jetë e lirë e gjitha”.

Shpërndaje në: