Zemaj përdor telefonin teksa intervistohet live: Është urgjente

Zemaj përdor telefonin teksa intervistohet live: Është  urgjente

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sonte në Rubikon gjatë kohës sa intervistohej, kërkoi në një moment që t’I lejohet përdorimi i telefonit, transmeton Periskopi.

Ai thotë se kishte një rast emergjent për t’u përgjigjur.

Zemaj: A muj me kry një komunikim?  Është urgjente, ka të bëjë me jetën e qytetarëve.

Adriatik Kelmendi: Z/ministër, prisni edhe 10 min përfundon emisioni.

Në fund, ministri u mirëkuptua  të përdorë telefonin./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: