Zgjedhja qesharake e Barcelonës në këngën që e përdori gjatë prezantimit të Xavit si trajner

Zgjedhja qesharake e Barcelonës në këngën që e përdori gjatë prezantimit të Xavit si trajner

Xavi është prezantuar si trajner i Barcelonës, por ai mund të mos jetë ndarë i kënaqur me zgjedhjen e muzikës në ‘Camp Nou’.

Legjenda katalunase ka bërë një rikthim emocional te klubi për ta zëvendësuar Ronald Koemanin, i cili u shkarkua pas 14 muajve në detyrë, transmeton Periskopi.

Ish-mesfushori legjendar u prezantua në prani të fansave të ngazëllyer në stadium sot.

Por para se të dilte ai u përcoll me hit-këngën: ”Another One Bites The Dust.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: