Zgjedhjet presidenciale, regjistrohen katër raste të fotografimit të fletëvotimit

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Veriore, Oliver Spasovski, pas mbylljes së qendrave të votimit, njoftoi se zgjedhjet e sotme kanë qenë zgjedhjet më të qeta të zhvilluara ndonjëherë.

Sipas tij këto zgjedhje krahasuar me zgjedhjet e fundit, ato lokale të para dy viteve, ka pasur pesë herë më pak incidente. Sipas Spasovskit, në këto zgjedhje  Maqedonia e Veriut i tregoi botës se është në gjendje të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Institucionet treguan se mund të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike siç i ka hije një shteti që së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s dhe është në rrugë drejtë Bashkimit Evropian. Në këto zgjedhje anë regjistruar vetëm katër raste të fotografimit të votave dhe një rast tjetër ku një person shpërndante materiale propagandistike në qendrat e votimit”, tha Spasovski.

Shpërndaje në: