Zgjim Hyseni: Halil Kastrati verzioni ma i keq i filantropisë, bukën ta jep me religjion, dhe me pak famë për veti

Zgjim Hyseni: Halil Kastrati verzioni ma i keq i filantropisë, bukën ta jep me religjion, dhe me pak famë për veti

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, thotë se Halil Kastrati përfaqëson verzionin më të keq të filantropisë sepse, siç thotë ai, “bukën ta jep me religjion, edhe me pak famë për veti”.

Ndër të tjera, Hyseni thotë se ku ka marrë vendim të dalë nga VV-ja, se ka paramenduar që degradimi mbërrin deri te Halil Kastrati.

Postimi i plotë:

Sa kam qenë në VV e kam vra mendjen shumë, kam provu shumë me imagjinu mbi transformimet, mbi problemet e pengesat e qeverisjes. As kur kam marre vendim me dalë s’kam ditë me paramendu që degradimi mberrin deri te Halil Kastrati.

Secila filantropi e mjegullon shpegimin e varferisë si pabarazi. Paska pra të pasur qe kanë zemër t’mirë, apo jo? S’ka rishpërndarje si tatim progresiv, apo si dividendë. Ka lëmoshë. Halil Kastrati përfaqëson verzion ma t’keq t’filantropisë sepse bukën ta jep me religjion, edhe me pak famë për veti.

Ky rast është kampion për diçka ama. Mos pyetni çka mendon Kurti, pyetni a ka kufi instrumentalizimi se mbase pas kësaj pyetjeje, s’ka lidhje hiç çka mendon.

 

Albin Kurti po provon të fus në listën zgjedhore të VV’së, Bekim Jasharin dhe Halil Kastratin

 

Shpërndaje në: