Zhegrova nuk ia pasoi topin dy herë brenda një aksioni, ky ishte reagimi i Berishës
Kosova mbrëmë u mposht me rezultat 2-1 nga Sllovenia në një ndeshje me shumë vendime skandaloze nga gjyqtari polak Bartosz Frankowski.
Por, gjatë ndeshjes Bernard Berisha shfaqi nervozën e tij në Edon Zhegrovën, i cili nuk ia pasoi topin gjatë një aksisoni.
Berisha ishte i vetëm në krahë, por Zhegrova në dy raste brenda pak sekondave hezitoi për t’ia gjuajtur topin djaloshit nga Peja.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Zhegrova nuk bashkëvepron me shokët e skuadrës, ani pse sonte pati një paraqitje mjaft të mirë kundër Sllovenisë.



