Zhvillime në Shtime: Asambleisti që dha dorëheqje nga VV e quan gënjeshtar Qemajl Aliun

Zhvillime në Shtime: Asambleisti që dha dorëheqje nga VV e quan gënjeshtar Qemajl Aliun

Reshat Mujota është zyrtarisht asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal të Shtimes, pasi u tërhoq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën e kuvendit të Shtimes, Mujota adresoi kritika ndaj kryetarit Qemajl Aliu, duke e quajtur gënjeshtar.

Tutje, ai tha se është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës me qëllimin për të bërë ndryshime për qytetarët me VV-në, mirëpo sipas tij kjo e fundit nuk është e interesuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Nuk u përmbajtën marrëveshjet dhe as meritokracia. Madje, po shihet që nuk jeni transparent”./Vizionpress/

Shpërndaje në: