Zhvillimet e fundit në vend: Takohen Osmani, Kurti, Konjufca, Gërvalla dhe Sveçla

Zhvillimet e fundit në vend: Takohen Osmani, Kurti, Konjufca, Gërvalla dhe Sveçla

Presidenca e Kosovës, njofton se sot pati një takim mes Osmanit, Kurtit, Konjufcës, Gërvallës dhe Sveçlës.

Takimi është mbajtur lidhur ‘me zhvillimet e fundit në vend’.

Kështu shkruan Presidenca:

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shëarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.

Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.

Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik.

Shpërndaje në: