Zidane pas barazimit me Villarrealin: Mëkat që nuk i fituam pikët e plota, këta katër lojtarë ishin të lodhur
Real Madridi nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 si mysafir i Villarrealit të shtunën pasdite, në ndeshjen e vlefshmer për La Liga.
Goli i Mariano Diazit në minutën e dytë nuk mjaftoi, pasi nikoqirët barazuan në minutën e 76-të përmes një penalltie të konkretizuar nga Moreno, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes, Zinedine Zidane shprehu zhgënjimin e tij pasi mendon se tri pikët është dashur t’i merrnin ”mbretërit” nga kjo përballje.
”Ne merituam më shumë se një barazim sot, sidomos me mënyrën si luajtëm në pjesën e parë,” tha Zizou.
”Duhet t’i uroj futbollistët për përpjekjet, është mëkat që nuk fituam pikët e plota.
”Carvajal, Nacho, Odegaard, Mariano ishin të gjithë të lodhur. Nuk mund t’i zëvendësoj të gjithë në një ndeshje.” /Periskopi.com/



