Zinedine Zidane me fjalë emocionuese për Diego Maradonën

Zinedine Zidane me fjalë emocionuese për Diego Maradonën

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur rreth lajmit për vdekjen e Maradonës mbrëmjen e kaluar pas sfidës ndaj Interit.

Real Madrid triumfoi ndaj Interit në sfidën e Ligës së Kampionëve, ku Zidane u shpreh i lumtur me fitoren. Ai gjithashtu foli për vdekjen e Maradonës, ku u shpreh se ende e ka të freskët Kampionatin Botëror të vitit 1986.

“Të gjithë jemi të mërzitur për të dhe familjen e tij. Nuk janë vetëm personat në futboll, ngase të gjithë njerëzit në botë e kanë adhuruar Maradonën. Unë ende e kam të freskët Botërorin e vitit 1986, kur isha vetëm 14 vjeçar dhe e pash atë tek bënte gjëra unike në fushë” – u shpreh ai.

Diego Armando Maradona u nda dje nga jeta në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër.

Shpërndaje në: