Zvicra bëhet ‘hor’, super Danimarka rikthen gjithçka për vetëm 10 minuta (VIDEO)
Zvicra ka barazuar në mënyrë shokuese 3-3 ndaj Danimarkës, me ndeshjen e vlefshme për Euro 2020.
‘Helvetikët’ erdhën pas fitores 2-0 nga Gjeorgjia, ndërsa danezët pas barazimit me Kosovën 2-2.
Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrë prefekte, kur Remo Feulner (19′) realizoi për 1-0, pas asistit të Arlind Ajetit.
Deri në minutën e 66-të nuk kishte ndryshim, kur Granit Xhaka me një super goditje dyfishoi epërsinë, para se dhjetë minuta më vonë Embolo të shënonte për 3-0.
Kur u mendua se Zvicra arriti fitore, ndodhi diçka e papritur. Jorgensen (84′), Gytkjear (88′) dhe Dalsgaard (90+3′) barazuan gjithçka dhe i mohuan fitoren vendasve, ndërsa Xhaka u zëvëndësua në minutën e 79-të.
Edhe vet tifozët në stadium mbeten të shokuar me atë që si rrodhën gjërat.
Zvicra pozicionohet e dyta në grup me 4 pikë pas dy fitoreve, ndërsa Danimarka e treta me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Italia realizoi fitore 6-0 ndaj Lihtenshtajnit, kurse Spanja 2-0 ndaj Maltës. /Periskopi/



