Zvicra eliminohet me kokën lartë, Spanja skuadra e parë në gjysmë-finale vetëm pas penalltive

Zvicra eliminohet me kokën lartë, Spanja skuadra e parë në gjysmë-finale vetëm pas penalltive

Sapo ka mbaruar çerek-finalja mes Spanjës dhe Zvicrës.

Skuadra e Luis Enriques ka arritur të kalojë në gjysëm-finale, vetëm pas ekzekutimit të penalltive ku Vargas i cili është vetëm 22 vjeçar humbi penalltin dhe nuk arriti të menaxhonte presionin, transmeton Periskopi.

Në kohën e rregullt ishte Spanja ajo që kalojë e para në epërsi me anë të një auto-goli të Zakaria i cili u gjend i pa fat pas një goditje të Jordi Albas në minutën e 8-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë skuadra e Petkovic, u përgjigj me të zakonshmin Xherdan Shaqiri, i cili u gjind i gatshëm për ta dërguar topin në rrjetë nga një tentativë afër golit në minutën e 68-të.

Tani Spanja do të përballet me fituesin e duelit Belgjikë-Itali në gjysmë-finalen e Euro 2020

Shpërndaje në: