ZYRTARE: Alisson është portieri më i mirë në botë

ZYRTARE: Alisson është portieri më i mirë në botë

Alisson Becker është portieri më i mirë në botë, për vitin 2019.

Portieri i Liverpool dhe kombëtares së Brazilit, Alisson, është shpërblyer me çmimin ‘Yachine’, shkruan lajmi.net.

‘France Football’ i ka dhënë portierit të ‘Reds’ çmimin si portieri më i mirë në botë, çmim ky i merituar nga braziliani.

Alisson fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpool, si dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e Brazilit.

Alisson pati në konkurrencë emra si Ter Stegen, Jan Oblak e Ederson.

Shpërndaje në: