Zyrtare: Bayerni kompleton transferimin rekord nga Atletico

Zyrtare: Bayerni kompleton transferimin rekord nga Atletico

Edhe zyrtarisht Bayern ka arritur marrëveshje me Atleticon për transferimin e mbrojtësit të majtë, Lucas Hernandez. 

Ardhja e tij në Gjermani do të jetë rekord për ‘Bavarezët’, që realizojnë transferin më të shtrenjtë në historinë e tyre, ku në arkat e klubit spanjoll janë derdhur plotë 80 milionë euro.

Mbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me kampionin aktual të Bundesligës dhe nga vera do të jetë pjesë e ekipit, shkruan Periskopi.

Image result for lucas hernandez

”Jam shumë i lumtur që kemi arritur të nënshkruajmë me një nga mbrojtësit më të mirë dhe kampionin e botës Lucas Hernandez”, tha drejtori sportiv i Munchen Hasan Salihamidzic.

Hernandez bëhet kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e Bundesligës.

Ish-mbajtësi i rekordit ishte Julian Draxler, i cili nga FC Schalke përfundoi te VfL Wolfsburg për “vetëm” 43 milionë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: