Zyrtare: FIFA befason të gjithë, ja kur do të luhet Kupa e Botës 2022 (Foto)

Zyrtare: FIFA befason të gjithë, ja kur do të luhet Kupa e Botës 2022 (Foto)

Kupa e Botës e cila në vitin 2022 do të mbahet në Katar do të fillojë më 21 nëntor dhe do të përfundojë më 18 dhjetor

Për herë të parë në histori Kupa e Botës do të mbahet në prag të dimrit, shkruan Periskopi.

FIFA ka vendosur që Kupa e Botës që do të luhet në Katar pas katër viteve të fillojë më 21 nëntor dhe të përfundojë më 18 dhjetor.

Ky ndryshim vjen për shkak të klimës që mbizotëron në Katar gjatë verës ku temperaturat janë shumë të larta. /Periskopi/

Shpërndaje në: