Zyrtare: Italia në telashe të mëdha, i lëndohet ylli mbetet gati pa mesfushorë

Zyrtare: Italia në telashe të mëdha, i lëndohet ylli mbetet gati pa mesfushorë

Skuadra e Mancinit, ka njoftuar zyrtarisht për lëndimin e lojtarit të tyre, Lorenzo Pellegrini.

Lojtari i Romës pritët të zëvendësohet nga Castrovilli, transmeton Periskopi.

Italia do të luajë nesër ndaj Turqisë nga ora 21:00, në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Pellegrini kishte një shqetësim muskular në seancën stërvitore në mes-javë dhe sot pas testimeve zyrtarisht u konfrimua lëndimi i tij.

Mesfusha e Italisë gjithashtu duket se do të jetë pa Marco Verratti, me Stefano Sensi gjithashtu një dyshim për hapjen e së premtes.

Shpërndaje në: