Zyrtare: Klubi kosovar transferon Shevchenkon
Ballkani e ka shfrytëzuar mjaft mirë pushimin 10 ditor për shkak të ndeshjeve të kombëtares, duke bërë goditje në lojtarë dhe në stafin menaxhues.
Klubi nga Suhareka ka prezantuar tri përforcime.
Fillimisht, klubi ka bërë të ditur se rolin e drejtorit teknik e ka marrë ish-gjyqtari i mirënjohur, Ismajl Kosumi.
“Bajram Nebihu nga Mitrovica i cili ka një karrierë të pasur, ndërsa se fundmi ishte pjesë ne Superligen Tajlandeze. Aldin Adzovic vjen nga Tuzi i cili së fundmi ka luajtur në klubin Malazez Zeta, si dhe Victor Shevchenko nga Moldavia, i cili se fundmi ka luajtur në ligen Elitare në Findlandë PS-Kemi, keto ardhje na u mundësuan nga z. Urim Sejdiu”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Nebihu ka luajtur edhe në Bundesliga 2 të Gjermanisë, kurse tërë karrierën e tij e ka kaluar në klube të ndryshme evropiane.



