Zyrtare: Nga Barcelona kalon te Valencia

Zyrtare: Nga Barcelona kalon te Valencia

Valencia ka zyrtarizuar blerjen e portierit holandez Jasper Cillessen.

Portieri qëndroi për tre vite te Barcelona, pasi mbërriti nga Ajax në vitin 2016, transmeton Periskopi.

Image

Holandezi u lodh duke qenë gjithmonë në stol dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën te konkurrentët e La Ligas.

Cillessen kreu 32 paraqitje me katalanasit, 11 prej të cilave kanë ardhur në sezonin e fundit.

30-vjeçari është blerë për 30 milionë euro nga Valencia. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: