Zyrtare: Prishtina ndan rrugët me trajnerin, Abdulah Ibrakovic

Zyrtare: Prishtina ndan rrugët me trajnerin, Abdulah Ibrakovic

FC Prishtina dhe trajneri nga Bosnje e Hercegovina, Abdulah Ibrakovic e kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Klubi nga kryeqyteti dhe “timonieri” Ibrakovic janë ndarë me marrëveshje të dyanshme, përcjellë Periskopi.

Prishtina e falënderon Ibrakovicin për kontributin e dhënë në ekip që nga 17 nëntori i vitit të kaluar.

Abdulah Ibrakovic që e udhëhoqi Prishtinën nga xhiroja e 14-të në Superligë, u largua nga klubi kryeqytetas pas ndeshjes me Ulpianën.

51-vjeçari ishte në krye të skuadrës kryeqytetase në 26 ndeshje zyrtare në Superligë dhe në kuadër të Kupës së Kosovës. Në Superligë ka arritur nëntë fitore, katër barazime dhe tetë humbje.

Shpërndaje në: