ZYRTARE: Solskjaer bëhet trajner permanent i Manchester United
Ish sulmuesi i deridikundshëm i Manchester United, dhe tashmë ish trajneri i përkohshëm i këtij klubi, Ole Gunnar Solskjaer, tashmë ka fituar kontratë permanente me klubin e tij të zemrës.
Solskjaer është 45 vjeçar nga Norvegjia dhe së fundi ka menaxhuar Molden, shkruan Periskopi.
Me ardhjen e tij si zëvendësim i Jose Mourinhos, klubi fitoi formë të mirë, për të arritur kulmin me mposhtjen e Paris Saint Germain-it në Ligën e Kampionëve.
Forma e mirë e lojtarëve i është shpërblyer Solskjaerit por shumë ish trajnerë të klubit si Mourinho e Van Gaal janë skeptikë me të ardhmen e tij në klub. /Periskopi



