Zyrtarja e Nismës thotë se çdo votë tjetër përveç për Nismën në Malishevë është votë e humbur

Zyrtarja e Nismës thotë se çdo votë tjetër përveç për Nismën në Malishevë është votë e humbur

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se më 14 shkurt qytetarët e Malishevës i kanë para vetes dy opsione, fuqizimin e Malishevës përmes votes tuaj duke votuar kandidatët e Nismës dhe kryetarin Limaj dhe se çdo votë tjetër është votë e humbur dhe pa peshë.

“Askush nuk ka bërë më shumë për Malishevën se sa NISMA dhe kryetari Limaj ndër vite, andaj më 14 shkurt qytetarët masovisht do ta mbështesin liderin tonë dhe projektin e tij për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Të nderuar qytetarë të Malishevës,

Më 14 shkurt ju keni para vetes dy opsione, fuqizimin e Malishevës përmes votes tuaj duke votuar kandidatët e Nismës dhe kryetarin Limaj.

Çdo votë tjetër për kandidatë të subjekteve tjera politike është votë e humbur, votë pa peshë dhe e cila nuk ka synim fuqizimin e komunës që e duam dhe qytetarëve tanë të nderuar.

Askush nuk ka bërë më shumë për Malishevën se sa NISMA dhe kryetari Limaj ndër vite, andaj më 14 shkurt qytetarët masovisht do ta mbështesin liderin tonë dhe projektin e tij për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Malisheva tashmë është rreshtuar në rrugën e drejtë, është rreshtuar krah Fatmir Limajt.

Shpërndaje në: