Ishte tërhequr nga futbolli dy vite më parë: Ish-kapiteni i Baselit ndërron jetë në moshën 34-vjeçare

Ishte tërhequr nga futbolli dy vite më parë: Ish-kapiteni i Baselit ndërron jetë në moshën 34-vjeçare

Nicolas Schindelholz është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare. Ish-qendërmbrojtësi zviceran, i cili u rrit në klubin e Baselit, ishte tërhequr nga futbolli dy vite më parë si pasojë e problemeve në mushkëri.

Schindelholz nuk ia ka dalë të fitojë ndeshjen më të rëndësishme dhe sot ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së keqe në mushkëri. “FC Basel mban zi për vdekjen e Nicolas Schindelholz.

Ish-kapiteni ynë i ekipit U21 vdiq nga kanceri në moshën 34-vjeçare. I gjithë klubi është tronditur nga ky lajm dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes. U prefsh në paqe, Niko”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit helvet.

Shpërndaje në: