Disa punëtorë heqin “NEWBORN”-in nga kryeqyteti, flet Fisnik Ismaili

Periskopi.com Lajme

17 shkurti i ardhshëm do të shënojë dekadën e parë të pavarësisë së Kosovës.

Siç është bërë tashmë traditë, edhe obelisku “NEWBORN” në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet do të marrë pamje të re.

Disa punëtore sot kanë filluar të bartin me automjete elementet e obeliskut.

Periskopi ka kontaktuar me ideatorin e këtij monumenti që simbolizon edhe pavarësinë e Kosovës.

Deputeti dhe krijuesi i “NEWBORN”, Fisnik Ismaili ka thënë se po përgatitet një pamje e re për obeliskun me rastin e pavarësisë.

“Po, sikur çdo vit ka me iu ndryshu pamja”, tha Ismaili.

Se çfarë pamje do të marrë obeliksu “NEWBORN” këtë vit nuk dihet ende. /Periskopi/

 

Aktivistja serbe Natasha Kandiç nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Periskopi.com Lajme

Dy kongresmenë amerikanë kandiduan aktivisten për të drejtat e njeriut Natasa Kandiç dhe Qendrën për të Drejtën Humantitare, e cila dokumenton shkeljet e kryera gjatë luftërave jugosllave, për çmimin prestigjioz.

Senatori amerikan Roger Ëicker dhe përfaqësuesi Eliot Engel propozuan të mërkurën aktivisten serbe për të drejtat e njeriut Natasa Kandiç dhe OJQ-në Qendra për të Drejtën Humanitare me qendër në Beograd për Çmimin Nobel për Paqe 2018.

“Ne jemi të bindur se një njohje e tillë do ta çonte më tej kauzën e paqes dhe pajtimit në këtë dhe rajone të tjera të trazuara të botës tonë,” thanë Ëicker dhe Engel në letrën e nominimitdrejtuar Komitetit Norvegjez të Nobelit.

Kandiç themeloi Qendrën për të Drejtën Humanitare në vitin 1992 për të dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.

Sipas dy kongresmenëve amerikanë, “dokumentimi i plotë i këtyre krimeve nga HLC-ja u bë tepër e rëndësishme për sigurimin e drejtësisë, si në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ashtu edhe në gjykata e krimeve të luftës në vendet e rajonit”.

Letra e nominimit thekson se HLC ka vazhduar të punojë në një mjedis armiqësor në Serbi, por është “e sigurt të supozohet” se përpjekjet e saj “penguan shkelje të mëtejshme të të drejtave të njeriut”.

“Natasa Kandiç mbetet një frymëzim për një brez të ri kushtuar profesionistëve të rinj që tani drejtojnë Qendrën për të Drejtën Humanitare”, thanë Ëicker dhe Engel.

Kandiç është tani një aktiviste për krijimin e KOMRA, një komision rajonal që do të hartojë një listë me emrat e personave të vrarë, të zhdukur, të burgosur dhe të torturuar në të gjithë konfliktet në ish-Jugosllavi.

 

Ganimete Musliu: Nuk kemi nevojë ta zbulojmë rrotën

Periskopi.com Lajme

Në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, deputetja Ganimete Musliu ka thënë se po ‘fliten mençuri mbi mençuri’ por asnjëherë nuk po flitet për shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit dhe nuk po ndërmerren nisma serioze për parandalimin e situatës.

Ajo ka thënë se deputetët ‘nuk janë duke zbuluar rrotën’ andaj duhet të flasin për shkaktarët dhe parandalimin e pasojave.

“Nuk kemi nevojë të zbulojmë rrotën, këtu po dëgjojmë mencuri mbi mençuri.Asnjëherë nuk janë bërë analiza serioze se sa persona mund të kenë pësuar për shkak të kësaj ndotje . Jam e sigurt se shumë qytetarë janë të përballur të vetëm me fatin e tyre sepse në anën tjetër as në fushën e shëndetësisë nuk kanë mundur të marrin trajtim. Jemi në shekullin 21 dhe mjafton angazhimi serioz”, ka thënë Musliu./Periskopi/

 

Infermierja që pati vendosur t’ia falë rrogën Ramush Haradinajt, ka marrë një vendim

Periskopi.com Lajme

Pas vendimit të kryeministrit për pezullimin e dyfishimit të pagës së tij, është edhe infermierja që ka marr një vendim tjetër.

Arta Sejdiu, kryeinfermiere në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, ka pezulluar vendimin për t’ia falur rrogën e saj kryeministrit.

“Pas qëndrimit të Kryeministrit që ta pezulloje vendimin për rritjen e pagës, edhe unë po e pezulloj vendimin që t’ia jap pagën”, ka deklaruar Sejdiu.

Haradinaj mori këtë vendim pasi Agjencioni Kundër Korrupsion e shpalli të kundërligjshëm rritjen e rrogave. Ndërsa kryeinfermierja thotë se këtë vendim e ka mendu këtë çështje me kokë.

“Të dy e kemi një pozitë që fillon me KRYE, KRYE – Minister dhe KRYE – Infermiere, andaj edhe e kemi mendu këtë çështje me KRY (kokë). Vendim shumë mençur nga të dy ne, njëherë i bijmë pishman, mandej e pezullojmë, e në fund e anulojmë”, ka thënë ajo, shkruan Gazeta Shneta. Pasi kryeministri mori vendim për dyfishimin e pagës së tij dhe rritjen për stafin e Qeverisë, infermierja Sejdiu publikisht tha se do t’ia falë rrogën Haradinajt.

Ky reagim i saj ironik erdhi pasi kreu i Qeverisë tha se ia rriti rrogën vetës për të mos u korruptuar.

 

Fotografi mahnitëse të shkrepura nga droni

Periskopi.com Galeria

Disa njerëz mendojnë se kamerat tashmë nuk janë të mjaftueshme për ta kapur një fotografi mahnitëse.

Ata tashmë po përdorin edhe dronë që të shkrepin ato.

Dhe pa dyshim rezultatet janë fantastike.

Kusari – Lila: Edhe Kuvendi është i ndotur, këtu pihet duhani jashtëligjshëm

Periskopi.com Lajme

Deputetja Mimoza Kusari Lila, ka thënë se është ironike seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ndotjen e ajrit, kur edhe Kuvendi e ka ajrin e papastër për shkak të konsumimit të duhanit në hapësirat brenda tij.

“Nuk jemi në gjendje ta mbajmë të pastër Kuvendin. Këtu pihet duhani jashtëligjshëm Ne na ka humbur kredibiliteti me folë për ajrin e pastër derisa rrimë në një hapësirë të kontaminuar dhe rrimë në një ambient ku edhe në zyre kohë pas kohe pihet duhani. Deri tash muj me ju paralajmëru që duhet të mbledhemi në prill prapë në ndonjë seancë të jashtëzakonshme për vërshimet që mund të ndodhin në Kosovë. Të gjitha këto nuk ndodhin nga ajri por nga faktori njeri. Sot në ekzekutiv pa pasë nevojë për seancë të jashtëzakonshme mund të ndërmerren masa”, ka thënë Kusari – Lila./Periskopi/

9-vjeçarja përdhunohet për 1 vit rrjesht, pas lindjes shokohen kur zbulojnë se kush e kishte dhunuar

Periskopi.com Lajme

Një vajzë nëntë vjeçare në Peru ka lindur pasi që u përdhunua nga babai i saj, shkruan Daily Mail.

Fëmija ishte abuzuar që nga mosha tetë vjecare nga babai i saj i cili është 43-vjeçar.

Ajo ka lindur në spitalin Hipolito në jug të vendit.

Autoritetet në Peru thonë se ajo nuk ka qenë në gjendje të abortojë fëmiun, sepse shtatëzania u zbulua kur ajo ishte në muajin e pestë. Nëna e saj vërejti që vajza e kishte stomakun e fryrë.

Sipas zyrtarëve të spitalit ajo ka lindur një fëmijë të gjinisë femërore dhe bebja gëzon shëndet të plotë.

Babai dhunues në Peru po quhet përbindësh.

Edhe pasi që nëna e vajzës mori vesh për dhunimin që kishte bërë burri i saj, ajo refuzoi të drejtohet te autoritetet, duke humbur kështu kujdestarinë e saj.

Nis shpërndarja e faturave të mbeturinave nga komuna e Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës ka filluar shpërndarjen e faturave tek qytetarët për inkasimin e të hyrat për menaxhimin e mbeturinave.

Komuna nëpërmjet një njoftimi thotë se si rrjedhojë qytetarët do ta paguajnë këtë shërbim në Komunë, e jo më në kompani siç ka ndodhur më parë.

“Ky është hapi i parë por tejet i rëndësishëm në kuadër të reformave që do të ndodhin për Prishtinën e pastër, në çdo lagje e në çdo fshat. Së shpejti, Komuna do ta bëjë planin e ri aksional dhe logjistik për mbledhjen e mbeturinave, që do të ndikojë në përmirësim të dukshëm të shërbimit. Ky plan do të jetë gjithëpërfshirës, me ç’rast do të zgjerohet rrjeti i operimit”, thuhet në njoftim.

Barack Obama: E falënderoj Michellen që nuk më la edhe kur nuk isha më president

Periskopi.com Lajme

Barak Obama do të kujtohet për shumë gjëra gjatë tetë viteve sa ishte president i SHBA-së, përfshirë një pjesë të humorit të tij modern në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas stilit tipik të Obamas, ka falëndëruar me shaka gruan e tij Michelle Obama se ajo ka qëndruar me të edhe pasi e ka lënë Shtëpinë e Bardhë, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.

Duke pranuar çmimin “Portretizimi në guxim” të fondacionit të Bibliotekës “John F Kennedy” në një ceremoni në Boston, ai falëndëroi ish-zonjën e parë që ka qëndruar me të edhe në jetën civile.

“Unë gjithashtu e falëndëroj Michelle Obama, që ka qëndruar me mua edhe pasi e kam lënë presidencën,” duke nxitur të qeshura tek publiku.

“Unë e dua gruan time dhe unë jam mirënjohës për të dhe besoj se ishte pasuri e madhe e Amerikës për ta pasur atë si Zonja e Parë,” shtoi ai.

Çifti, të dy vendas të Çikagos, u takuan në fund të viteve 1980 në një firmë ligjore vendore të quajtur Sidley & Austin.

Në moshën 25-vjeçare, Michelle u caktua si mentor për një bashkëpunëtor i cili ishte, Obama./Periskopi/

Tenton të godas mësuesen, arrestohet

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar, nën dyshimin se ka ofenduar dhe ka tentuar të godasë një femër me profesion mësuese, njofton Policia.

I dyshuari sipas PK-së është i komunitetit serb, ndërsa me vendim të prokurorit  I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në orët e pasdites

 

Trump u ofron mbrojtje të përkohshme sirianëve që jetojnë në SHBA

Periskopi.com Lajme

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka zgjatur mbrojtjen e përkohshme për afro shtatë mijë sirianë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përderisa lufta në atdheun e tyre po vazhdon.

Ata ishin mbrojtur nga deportimi nën programin humanitar “Temporary Protected Status”.

Presidenti ka anuluar këtë program për disa vende në muajt e fundit, duke prekur kështu imigrantët nga El Salvadori, Haiti dhe Nicaragua.

Megjithatë, kjo zgjatje nuk vlen për aplikuesit e ri që vijnë nga Siria.

Për sirianët që veçse jetojnë dhe punojnë në SHBA, TPS do të zgjatet edhe për 18 muaj të tjerë.

Ndërsa sirianët që u futën në këtë vend në gusht të vitit 2016, do të përjashtohen nga programi.

E krijuar më 1990, TPS-ja lejon që imigrantët nga vendet që konsiderohen të pasigurta, të jetojnë dhe punojnë legalisht në SHBA.

Haradinaj jep një lajm të mirë për mjekët

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar ‘ditë të mira’ për mjekët në Kosovë.

Ai thotë se qeveria do të angazhohet për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Thotë se qeveria do të mobilizohet edhe për paga më të dinjitetshme në sektorin e shëndetësisë.

Njoftimi i Haradinajt në Facebook:

Qeveria e Kosovës do t’ia kthejë integritetin sistemit të shëndetësisë, duke ngritë cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Së bashku me drejtuesit e sektorëve shëndetësorë jemi mobilizuar për paga të dinjitetshme, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe avancimin e ligjeve në këtë fushë.

Mjekët janë heronjtë e Kosovës dhe e kemi detyrë t’ua kthejmë dinjitetin.

Spanja: Kosova mund të anëtarësohet në BE, vetëm si rajon i Serbisë

Periskopi.com Lajme

Madrid nuk heq dorë nga qëndrimi i saj se Kosova po bllokon eurointegrimin, shkruan “Novosti” dhe deklaron se Spanja do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në BE, por vetëm si rajon i Serbisë.

Qëndrimi i Madridit, sipas “Novosti”, është se Kosova mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian vetëm si një administratë e veçantë brenda Serbisë. Në këtë kuptim, spanjollët kanë vënë në drejtim të BE-së, jo vetëm një vërejtje me shkrim, por shumë vërejtje të tjera.

Kjo është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme spanjolle, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e deklaratës së shpallur në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës bazohet në mbrojtjen e parimeve të integritetit territorial të shteteve, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit”, sipas Zyrës të Marrëdhënieve me Publikun e Ministrisë të Punëve të Jashtme të Spanjës.

“Novosti” gjithashtu deklaron se situata me Kataloninë ka forcuar përgjithmonë qëndrimin e Spanjës ndaj Kosovës.

Madridi nuk dëshiron të dëgjojë ndonjë precedent, sepse mund të përdoret, ndër të tjera, nga disa rajone të saj.

Pas referendumit mbi pavarësinë e Katalonjës dhe vlerësimin e Komisionit Evropian që nuk mund të krahasohet me Kosovën, sepse Spanja është në BE dhe Serbia nuk është – qeveria spanjolle  ka përgatitur një letër proteste në Bruksel./Periskopi/

Media serbe e vë në pikëpyetje rinjohjen e Kosovës nga Guineja- Bisao

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli para dy ditësh në emisionin Rubikon të KTV-së tregoi një notë nga Guineja – Bisao, me të cilin , pati thënë ai në këtë emision, ky shtet afrikan e ka rikthyer njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por sot, gazeta online e Beogradit “veçernje novosti”, në një shkrim të vetin është përpjekur ta përgënjeshtrojë ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollin lidhur me këtë notë dhe konfirmimin e saj për shtetësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ky dokument, sipas këtij portali, të cilin e ka dërguar Ministria e Punëve të Jashtme e Guinesë –Bisao, nuk ka nënshkrim të ministrit dhe sipas tij, duhet pyetur nëse ai është i vlefshëm.

Gjithnjë sipas “novostit”, kjo ministri e këtij vendi nuk është kompetente të marrë vendime të kësaj natyre ndërsa që njoftimi është bërë në gjuhën portugeze që nuk është e zakonshme. Nota, thotë portali serb, që ka arritur në Prishtinë mban datën 24 janar, ndërsa kryeministri i këtij vendi Umaro Sisoko Embalo (ka qëndruar në Beograd gjatë muajit nëntor) në përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike ka dhënë dorëheqje një javë para kësaj.

Meqë pardje, me dekretin e kryetarit është emëruar kryeministri i ri Augusto Artur da Silva, detyra e parë e të cilit është organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare, vendimi më i ri për njohjen e Kosovës, gjykon portali, është bërë në vakuumin politik dhe kështu vihet në pikëpyetje legaliteti i saj, përcjell Koha.net.

Gunieja Bisao është në regjistrin e vendeve që e ka njohur Kosovën që nga viti 2011. Embalo në Beograd ka përgënjeshtruar që njohja të ketë ndodhur vërtet duke thënë se nuk ka parë asnjë dokument që dëshmon për të dhe, sipas “novostit”, ai shtuar se vendi i tij përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Disa ditë pas kësaj deklarate, nga Bisoa ka ardhur informata se vendimi i vitit 2011 për njohje të Kosovës është tërhequr dhe për këtë ishte njoftuar Prishtina. Medium serb i cituar pret që qëndrimi përfundimtar i këtij vendi për statusin e Kosovës të qartësohet pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re.

Sulmon policët e tenton të futet dhunshëm rrugëve të ndaluara për qarkullim në Prishtinë, arrestohet

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, pasi i njëjti mbrëmë rreth orës 21:00 nuk ka respektuar ndalesën për qarkullimin e veturave në disa rrugë të qytetit dhe i njëjti ka sulmuar dy polic.

“Te rrethi Amadeusit, në rrugën “Tirana” rreth orës 21:00, janë sulmuar dy polic nga një qytetar, i cili ka tentuar të hyj në qytet ku është zbatuar ndalesa për qarkullimin e veturave në disa rrugë të Prishtinës”, kanë bërë të ditur për kallxo.com burime brenda Policisë.

Personi në fjalë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Krijohen kolona të mëdha në këtë pjesë të Prishtinës (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ndalimi i qarkullimit të veturave nëpër qendër të kryeqytetit po vazhdon edhe ditën e sotme.

Kjo ka bërë që në mëngjes të krijohet kolonë e madhe në Ulpianë tek QKUK dhe rrethi me flamur.

Megjithëse, shumica e qytetarëve të Prishtinës po përdorin autobusët për udhëtim, ka të tjerë të cilët po mundohen të gjejnë rrugë alternative me veturat e tyre.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës ka paralajmëruar se ndalimi i qarkullimit të veturave nëpër qendër do të vazhdojë edhe sot, pastaj edhe do bëhet vlerësimi nëse do vazhdohet më tutje ose jo.

Vetura godet murin e një shtëpie në Deçan (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e ditës së sotme.

Vetura e tipit Golf 2 është vetëaksidentuar duke goditur murin e një shtëpie në Strellc të Deçanit.

Raportohet se nuk ka të lënduar dhe aksidenti ishte vetëm me dëme materiale.

Azem Syla del sot para Gjykatës për rastin ‘Toka’

Periskopi.com Lajme

Azem Syla, ish-deputeti i PDK-së do të dalë edhe sot para gjyqit. Seanca e kaluar në rastin e ish-deputetit të PDK-së u mbyll për publikun, pasi avokati Besnik Berisha e kërkoi një mbyllje të tillë për të diskutuar rreth përfshirjes së gjyqtarit të Gjykatës Speciale Vladimir Mikula në trupin gjykues të rastit “Toka”.

Në këtë rast Azem Syla dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në lidhje me tjetërsimin e tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

KALLXO.com siguroi edhe aktakuzën prej 264 faqeve ndaj Sylës dhe të tjerëve, si dhe ka sjellë pamje ekskluzive nga operacioni për arrestimin e të dyshuarve për rastin e njohur si pronat.

Në mesin e shtëpive të bastisura ishte edhe ajo e tashmë ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktakuzën ndaj grupit të akuzuar në Rastin “Toka”.

Ministrja me stilin më të veçantë të flokëve (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është ministrja e parë femër me prejardhje nga Komuna e Therandës.

Është diskutuar më parë se ajo ka qenë prezantuese e Telebingos në emisionin e Naim Abazit para disa vitesh, por përveç kësaj Albena ka diplomuar në dy fakultete atë të Mjekësisë dhe atë të Artit.

Përveç karrierës profesionale, Albena gjithnjë shfaqet me plot stil dhe elegancë, por ato që gjithmonë na bien në sy janë flokët e saj, të cilët i ndërron herë pas here.

Më poshtë ju sjellim disa imazhe që të vëreni ndryshimet.

 

Kosova importon 50 mijë euro rrëmojsa në vit, 99 për qind të tyre nga Kina

Periskopi.com Lajme

Kosova shpesh herë është kritikuar për numrin e madh të mallrave të importuara krahas eksportit të tyre. 

Ekonomitë familjare të vendit përdorin shumë produkte të importuara e më pak vendore.

Vendi ynë importon madje edhe disa produkte prodhimi i së cilave nuk kërkon ndonjë procedurë të vështirë apo të sofistikuar.

Duket se edhe rrëmojësat që kosovarët i përdorin janë të ardhura nga Kina e largët. Në fakt është vlera prej plot 50 mijë euro rrëmojsa që Kosova importon brenda një viti, ndërsa 99 për qind të tyre janë me prejardhje nga Kina, shkruan Gazeta Metro.

Kjo e dhënë është bërë publike nga Instituti GAP.