Salah me gol të bukur nga gjuajtja e lirë, shtang portierin

Periskopi.com Sporti

Egjipti po e mposhtë 1-0 Ugandën me golin e sulmuesit të Liverpoolit.

Mohamed Salah ka shënuar gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë për ta kaluar Egjiptin në epërsi kundër Ugandës.

Ai shënoi për 1-0 në minutën e 36’, për ta dërguar Egjiptin në epërsi.

Me këtë rezultat, Egjipti kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Afrikës si lider i Grupit A.

Rama shtrin dorën për dialog

Periskopi.com Lajme

Pas përmbylljes së votimeve në zgjedhjet lokale në Shqipëri, kryeminisrti Edi Rama i është drejtuar qytetarëve në një konferencë për media.

Duke folur për të nesërmen që vjen pas 30 qershorit, Rama u mbulua në djersë.

Ai u shpreh i bindur se bashkitë që ka marrë, PS do ti drejtojë për 4 vitet e ardhshme, ndërsa shtriu dorën për dialog.

“Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë. Dhe paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë. Marrëveshja do të ndërtohet me dialog, pa kushte, të angazhohemi të gjithë bashkërisht për të ndihmuar çeljen e negociatave. Mund të bëjmë më shumë në favor të çeljes në negociatave. Dora ime është e shtrirë. Reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe atë jo parlamentare. Kjo e fundit ka një karrige bosh dhe mirëpritet. Reforma në drejtësi nuk negociohet, por vetëm mbështetje. Nuk jam për pazar politik, për të penguar drejtësinë për të vazhduar punën majtas apo djathtas”, tha Rama duke paralajmëruar dhe të vetët se askush nuk do të tolerohet, apo do të mbrohet.

Po ashtu Rama ka deklaruar se PS pas këtyre votimeve ka marrë një borxh marramendës, ndërkohë që ka theksuar se do të nis të programojë korrigjimet e nevojshme.

“Është një borxh marramendës, por unë e pranoj, nuk iki, megjithëse sfida nga sot është shumë më e vështirë. Në muajin korrik do të zhvillojmë një debat të brendshëm në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar për të analizuar situatën në familjen tonë politike duke u mbështetur tek shembujt e suksesshëm organizativë që sot nuk munguan. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri qoftë me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare. Plaga e hapur kërkon kurim dhe ne do të bëjmë çmos. Sot janë aty ku e meritojnë në gropën ku duan të fusin Shqipërinë, drejtësinë dhe qeverinë”, tha Rama shkruan, opinion.al

Dy të vdekur në aksidentin në Korçë

Periskopi.com Lajme

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Kapshticë-Korçë, ku dy gra kanë mbetura të vdekura, ndërsa një fëmijë është plagosur rëndë.

Dy gratë kanë qenë duke kaluar rrugën kur janë përplasur nga automjeti që udhëtonte nga Kapshtica për në qytetin e Korçës.

Përplasja ka qenë fatale për gratë, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Haradinaj udhëton në Paris për ta përshpejtuar liberalizimin e vizave

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka udhëtuar në Paris, siç thotë për të shtyrë para agjendën e liberalizimit të vizave.

Ai thotë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vendosura dhe është koah e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot, udhëtova për vizitë zyrtare në Paris, më të vetmin mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizimin e vizave.

Si një e drejtë e mohuar për qytetarët tanë, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të Shtetit më të ri në rajon, t’i vije fundi. Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë.

Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët!

Miss Serbia çmend të gjithë: Këndon xhamadanin dhe puth hartën e Kosovës në emision

Periskopi.com Showbiz

Ketë javë mysafir n’Kosovë Show kanë qenë vajzat që garojnë për “Miss Freedom Kosova 2019”.

Vajza nga dyzetë vendet e botës që garojë për kurorën e me e bukures ishin prezent në emisionin n’Kosovë Show.

Mes shumë vajzave ishte Irena Jovanka nga Serbia e cila garon ne te njëjtën garë.

Miss Irena si duket është lidhur shumë me Kosovën e cila ka filluar t’i mësoj edhe këndoj këngët tona që janë te njohura si këngë patriotike shqiptare siç është “xhamadani vija vij” te cilën e këndoj live në emision si dhe puthi hartën e Kosovë qe është e ekspozuar n’Kosove Show si dhe bëri shqiponjën e famshme shqiptare.

Çka po ndodh me të arrestuarit gjatë aksionit të Policisë në Veri, Gjykata merr tjetër vendim

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka zgjatur edhe dy muaj paraburgimin 11 serbëve të arrestuar në veri të Mitrovicës, në aksionin e policisë së Kosovës nën dyshimin për korrupsion dhe krim të organizuar.

Avokati mbrojtës i njërit prej të dyshuarve, avokati Milos Deleviç tha se pala mbrojtëse do të vazhdojë të paraqes kërkesat e tyre kundër këtij vendimi të gjykatës.

Ai bëri të ditur se avokatët mbrojtës do të dorëzojnë nesër ankesat e tyre në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Në aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri u arrestuan 31 persona, në mesin e tyre shqiptarë, serb dhe boshnjakë.

Ndërsa sipas avokatit në fjalë arsyeja e zgjatjes së masës së paraburgimit ishte rreziku i mundshëm i arratisjes dhe pengimi i hetimeve duke ndikuar tek dëshmitarët.

Revolucioni mbaroi pa asnjë vrasje, por me një ‘vetëvrasje’!

Mero Baze Op-Ed

Shqipëria arriti të dalë nga një spirale e rrezikshme e rënies së institucioneve dhe përplasjes civile me zgjedhje tërësisht të qeta, që konrmuan dhe tejkaluan votat e shumicës së vitit 2017. Revolucioni që synonte në nale destabilzimin e institucionit të zgjedhjeve, përfundoi këtu.

Edhe pse u parapri nga molotovë, gaz lotsjellës, djegie KZAZ e shkollash dhe thyrje kutish, në ditën e zgjedhjeve, gjithçka shkoi mirë, çka tregoi se kur populli del në rrugë, ata që asin në emër të popullit struken në shtëpi.

Dita e sotme e votimit tregoi se “revolucioni” i opozitës ishte një furtunë në gotë, i dirigjuar nga rrogtarë bashkish dhe militantë politikë, të cilët heshtin kur duhet të asin qytetarët.

“Revolucioni” përfundoi pa asnjë të vrarë, por jo pa viktima. Opozita është e vetëvrara e madhe e këtij revolucioni.

Katër udhëheqësit e “revolucionit”, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kanë asgjësuar politikisht opozitën më të madhe në vend, e cila mund të ishte një prentendente reale, nëse do merrte pjesë në zgjedhje.

Për të gjithë ata që nuk u ka dalë ende rakia e “revolucionit”, duhet t’u kujtojmë, se nesër në mëngjes, Partia Demokratike e Shqipërisë, themeluesja e pluralizmit në Shqipëri, nuk ka më asnjë deputet të saj në Parlamentin e Shqipërisë, asnjë kryetar bashkie, asnjë këshilltar të zgjedhur në këshillat bashkiakë. Ajo është sot partia më e papërfaqësuar në pushtet në Shqipëri, duke lënë pa përfaqësuar padrejtësisht, për arsye kriminale, demokratët shqiptarë.

Nuk di se në emër të kujt, këta katër vrasës të opozitës, kanë të drejtë t’i heqin pushtetin demokratëve në gjithë Shqipërinë dhe për interes të tyre t’i lënë ata të papërfaqësuar, por ata sot realisht e kanë bërë këtë krim.

Socialistët kanë siguruar mbi 700 mijë votues, aq sa ka qenë rezultati i mbështetësve të tyre në dy zgjedhjet e fundit, ndërsa Lulzim Basha dhe LSI nëse do të kishin dalë në zgjedhje mund të shtonin po aq vota.

Trupa reale e votimit në Shqipëri në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës kanë qenë 1.6 milionë shqiptarë, ose rreth 75% e zgjedhësve me banim në Shqipëri. Pjesa tjetër e listës formale, rreth 45 për qind janë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë prej vitit 1990.

Sot pak më shumë se gjysma janë paraqitur pranë kutive të votimit, duke i dhënë legjitimitet absolut të zgjedhurve, dhe duke reektuar traumën e opozitës me mungesën e saj.

Përpjekja qesharake e disa gaztorëve të opozitës të paraqesin, përqindje në votim, përqindjet bazuar tek lista formale e zgjedhësve që tejkalon dhe banorët e Shqipërisë, është një aspirinë që nuk e qetëson dot plagën e thellë që i ka hapur asaj papërgjegjësia e liderëve të saj.

Ata janë sot jo vetëm vrasësit real të opozitës, por dhe shuarësit e shpresës për të ardhmen e saj, pasi sot më shumë se kurrë, ata do ngërthejnë fort kthetrat mbi vulat dhe zyrat e opozitës, për të mbijetuar me trupin e mbytur të saj.

Mos shpresoni se sot Lulzim Basha do ketë probleme me Berishën. Sot Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë më shumë se kurrë të dobishëm për njëri tjetrin, për të përdorur si kamardare trupin pa jetë të opozitës, me shpresë se do të mbijetojnë.

Dita e sotme e votimit, qetësia dhe qytetaria që dëshmuan shqiptarët, tregoi mes të tjerash se “kasandrat” e shtypit opozitar, ata që kanë tre muaj që numurojnë të vrarët hipotetikë, gjakun, akët që do përpijnë institucionet, kufomat rrugëve dhe imazhet e vitit 1997, dështuan edhe si kasandra.

Ata janë sot të plagosurit e mëdhenj të “revolucionit” që shpikën dhe se bënë dot kurrë.

Por meqë ka qenë “revolucion” me pagesë, nuk është se u është bërë ndonjë dëm i madh, se për atë punë janë paguar.

Problemi i vetëm pas këtyre zgjedhjeve, është se si dhe kur, demokratët shqiptarë do të rikthehen në sistemin politik të Shqipërisë, pasi Sali Berisha dhe Lulzim Basha, i kanë lënë sot me zero përfaqësim.

Sot kur opozita s’ka më asnjë deputet, asnjë këshilltar, asnjë kryetar bashkie dhe asnjë përfaqësim në asnjë hallkë të sistemit, është si një “nuse e re e virgjër”, me një përdhunues tek koka.

Meqë do t’u duhet t’ia nisin nga e para, le t’ia nisin nga vetja. Të rithemelohen duke u shkëputur nga ata që për të mbrojtur bythën e tyre përdhunuan Partinë Demokratike. Kjo është rruga më e shpejtë për t’u kthyer. Rruga pa kthim është kjo që po tentojnë, duke nxituar ta quajnë shpartallimin si tore dhe duke shkuar pas një të shpartalluari.

(Gazeta Tema)

Rama: Sot fitoi me të drejtë e dinjitet Shqipëria evropiane

Periskopi.com Lajme

Ashtu siç u lajmërua kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp.

Kjo ishte deklarata e tij para medieve e cila po vazhdon edhe në këto momente:

“Moment historik, sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi përcarje te rendë politike, për të ndaluar ecjen tonë para dhe integrimit te popullit shqiptra në BE.

Sot ishte dita e zgjedhjeve qe u kthye muaj pas muaj në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes anti shtetit dhe shtetit, mes pandëshkueshmërise dhe drejtësisë, mes Shqipërisë së vjetër, të fantazmave te histiorisë dhe Shqipërisë së drejtë.

Sot fitoi shteti e ardhmja, qytetaria, shpresa.

Fitoi me te drejtë e dinjitet Shqipëria evropiane. Ishte një fitore e veshtire, mbase më e vështira. Unë vetë nuk mbaj mend një më të vështirë, sepse luftoi vete sistemi ende i brishte demokratik. Me kundershtaret e nderkryer të vetë zgjedhjeve.

Sot 30 qershori që dukej sikur sdo vinte kurre, po iken paqësisht duke marre me vete hije shqetesim e kaosin.

Faleminderit partnereve te Shqipërisë demokratike. SHBA-së, përfaqësie së saj në Tiranë, BE dhe delegacionit, misionit te OSBE dhe të tjerëvë që dhanë dorë në këtë betejë.

Por edhe ndjesë atyre që u bënë objekt i sulmeve të shumta personale, që na turpëruan të gjithëve

Pas pak hyn një ditë e re, që e gjen svendin të cliruar nga makthi. Populli i Shqipërisë dhe më tëj akoma kombi shqiptar, nuk e meritonte gjithë sa pa dëgjoi e përjetoi me muaj që dukeshin si vite.

Zgjedhesit e këtij vendi, nuk e meritoni atë presion kriminal, atë llum të zi dhe në mediat ndërkombetar.

Qoftë duke shkuar të votojnë apo jko ata folën me gjuhen e paqes e respektit. Ishte një e dielë krejt normale pavarësisht paralajmërimeve.

U kry për bukuri, ahjo që dukej si rrugë pa krye, kundër demokracisë, vendit.

Ne do vijojmë të bëjmë punën shumë më tepër se sa deri sot, në nivel qendror e vendor.

Ne fituam sot luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve,

Nga sot Shqipëria nuk do shohë më diegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, molotove kunder së drejtës së popullit për të votuar”, tha Rama.

 

Finalja e Euro U21, Spanja kalon në epërsi me këtë supergol

Periskopi.com Sporti

Po zhvillohet aktualisht finalja e madhe e Kampionatit Evropian U21 ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë.

‘Stuhia e Kuqe’ ka kaluar e para në avantazh qysh në minutën e 7’ me një supergol.

Ishte mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, ai që zhbllokoi sfidën me një goditje të bukur.

Për 23-vjeçarin ky ishte goli i dytë në këtë kompeticion, në katër takime sa ka zhvilluar. 

Valon Behrami mund të kthehet sërish në elitën e futbollit zviceran

Periskopi.com Sporti

Ekipet e Superligës së Zvicrës ende kanë punë për të bërë, disa më shumë e disa më pak, shkruan “Blick”.

Në shkrimin e gazetës zvicerane thuhet vëmendje të veçantë i kushtohet mesfushorit shqiptar, Valon Behrami.

Për të shkruajnë se është skuadra e Sionit që nuk i ndahet futbollistit me përvojë të madhe në ligat evropiane dhe se cilësitë që ai ka janë joshëse për shumë klube.

“Statusi im është ende i njëjtë. Valoni duhet të flas së pari me Udinesen e më pas të shohim. Por, unë e dua atë dhe kjo është e qartë”, ka thënë Presidenti i klubit të Sionit, Christian Constantin.

Sipas mediave italiane, Valon Behrami i ka kërkuar Udineses të qëndrojë te klubi italian edhe për dy vite tjera, megjithatë, lëndimet e shumta kanë bërë që “bardhezinjtë” t’i ofrojnë atij vetëm edhe një vit tjetër kontratë.

Behrami luajti në 19 ndeshje edicionin e shkuar dhe shënoi vetëm një gol.

Në Superligën zvicerane, Behrami, në edicionin 2002-03 ishte pjesë e Luganos, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Genoa, Lazio, West Ham, Fiorentina, Napoli, Hamburg e Watford.

Basha: Edi Ramën e bojkotuan edhe socialistët

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat pas mbylljes së votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit tha se Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët.

“Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. Edi Ramën sot e bojkotuan dhe socialistët’, tha kreu i PD-së.

Basha tha se kjo farsë është nul, ky proces është antikushtetues dhe i paligjshëm./Ora News/

Rita Ora befason shqiptarët e Zvicrës shfaqet në Alba Fest

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka marrë pjesë në festivalin Alba Fest që po mbahet në Cyrih të Zvicrës.

Ajo ka ndezur shqiptarët atje, ndërsa ka përformuar hitet e saj.

Kujtojmë se në këtë festival ka marrë pjesë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Vdesin dy të rinj shqiptarë në Itali

Periskopi.com Lajme

Dy të rinj shqiptarë të moshës 20 dhe 22 vjeç humbën tragjikisht jetën orët e para të së dielës në Piacenza të Italisë.

Viktimat, sipas mediave fqinje, janë Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja. Ata u përplasën për vdekje nga një makinë, në dalje të një diskoteke mes La Verza dhe Quatro.

Makina drejtohej nga një vajzë 30-vjeçare nga Piacenza, e cila ishte nën efektin e alkoolit. Ajo u arrestua me akuzën e vrasjes së dyfishtë rrugore. Gjithnjë sipas mediave fqinje, asaj iu ishte pezulluar edhe në të shkuarën patenta për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Pas goditjes fatale, makina e 30-vjeçares përfundoi në fushën që ndodhej anës rrugës, rreth 200 metra më larg nga përplas e dy të rinjve shqiptarë. Këta të fundit, gjetën vdekjen e menjëhershme.

Aksidenti tragjik ndodhi pak pas orës 03:30. Dy shqiptarët sapo kishin dalë nga lokali kur u morën përpara nga automjeti. Mediat fqinje shkruajnë se në vendin e ngjarjes shkuan prindërit dhe miqtë e dy të rinjve, të cilët u përballën me një skenë të tmerrshme. /tvklan.al/

Asllani e dinte se kush do ta vendosë ndeshjen me Suedinë e Gjermaninë

Periskopi.com Sporti

“Mendoj se jam parashikuese e mirë”, kanë qenë fjalët e futbollistes nga Kosova që luan me Suedinë, Kosovare Asllani, për faqen fotbollskanalen.se.

Futbollistja 29-vjeçare po paraqitet me sukses të jashtëzakonshëm në Botërorin e Femrave me suedezet dhe të mërkurën mbrëma do të luajë në gjysmëfinale kundër Holandës. Para ndeshjes me Kanadanë, në 1/8 e finales, Kosovare Asllani tha se ajo që do ta vendoste ndeshjen do të jetë Stina Blackstenius. Ishte pikërisht Blackstenius që mori top të mirë nga Asllani dhe realizoi për rezultatin final 1:0, për ta dërguar shtetin e saj në çerekfinale.

Edhe para ndeshjes çerekfinale kundër Gjermanisë, Asllani pati thënë se fjalën kryesore do ta ketë sulmuesja e krahut, Sofja Jakobsson. E gjendur në disavantazh, Suedia barazoi shifrat pikërisht me Jakobssonin.

“Mendoj se jam parashikuese. I thashë Stinës se do të shënonte kundër Kanadasë. I kam përmendur vetëm dy emra. Më pas, i thashë Sofies se do ta vendoste ndeshjen. Edhe ajo e pati një ndjenjë të mirë. Kemi energji të pabesueshme. Gjëja më e bukur është se kur e fitojmë topin, mund t’i fusim në aksion Stinën dhe Sofien, të cilat janë shumë të shpejta. Kemi bërë ndeshje të mira”, përfundoi Asllani, përcjell “Sporti në KTV”.

Kosovare Asllani ka shkëlqyer deri tani në Botërorin që po zhvillohet në Francë dhe në pesë ndeshje ka dy gola e dy asistime.

Gjira rikthehet me këngën “Nuse” (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur Gjira pas një kohe mungesë në skenë sot ka publikuar një këngë të re.

Kënga titullohet “Nuse”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë këngëtarja dhe LenaZbeat, transmeton Koha.net. Po ashtu, edhe muzikën e kësaj kënge e ka bërë LenaZbeat.

Gjithashtu, Gjira këngën “Nuse” e ka punuar së bashku me DJ Arbi.

Edhe Ilir Deda ka diçka për të thënë për zgjedhjet në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, e ka cilësuar fat të madh që zgjedhjet lokale në Shqipëri kaluan pa incidente të mëdha. Sipas tij, kjo tregon për pjekurinë e shqiptarëve.

“Këto zgjedhje megjithatë nuk zgjidhën asgjë në Shqipëri. Pjesëmarrja tejet e ulët dhe pa opozitën nuk i bën këto zgjedhje demokratike dhe prodhon bashki me legjitimitet të cunguar, ndërsa Qeverisë Rama i jep një goditje të rëndë. 30 qershori del të jetë fillimi i fundit të asaj Qeverie”, ka shkruar Deda.

Ai ka bindjen se në fund si rezultat do të ketë patjetër marrëveshje të Edi Ramës me opozitën, ku patjetër do të përfshihen edhe zgjedhje të reja lokale.

“Pyetja që do të mbetet është pse duhej të mbaheshin zgjedhjet sot”, ka thënë ai.

“Më e rëndësishme se një marrëveshje afatshkurtër është pyetja se a mund të mbërrihet një marrëveshje e partive politike qeverisëse e në opozitë edhe deri te fillimi i çkapjes së shtetit shqiptar? Fillimin e fundit të narko-ekonomisë? A ka mbet pikë dashurie ndaj shtetit (patriotizëm i vërtetë e jo folklorizëm) te politika shqiptare për atdheun e vet?”,ka thënë Deda.

Sipas Dedës, “shqiptarët si në Shqipëri (besa edhe në Kosovë dhe në Maqedoni) duhet të mësojnë që militantizmi partiak po e gërryen të ardhmen e gjithë popullit shqiptar, ku njerëzit ikin nga vendet e tyre, ndërsa shtetet shqiptare mbesin me institucione të dobëta dhe më të dobëtat në Evropë”.

“Nëse nuk mësohet ky mësim, zbrazja do të vazhdojë drejt vendeve perëndimore – aty ky ka demokraci, ligj, prosperitet ekonomik, mirëqenie e përkujdes dhe institucione të forta. Aty ku gjithçka është sipas ëndrrës së popullit shqiptar, ëndërr që assesi nuk po e realizon në shtetet e veta”, ka thënë Deda.

Reagimi i parë nga mazhoranca Braçe: Super konfirmim!

Periskopi.com Lajme

Super konfirmim për Partinë Socialiste e konsideron zv.kryeministri Erjon Braçe pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet për bashkitë. Në një reagim të shkurtër, Braçe i konsideron këto votime si referendum dhe falenderon qytetarët shqiptarë.

“Referendum! Super, super, super, super konfirmim! Faleminderit Divjakë, faleminderit Shqipëri”, shkruan Braçe.

Ky është reagimi i parë që vjen nga mazhoranca për këto votime, ndërkohë që nga PD dhe LSI kanë nisur akuzat e para ndaj mazhorancës për mbushje fiktive të kutive të votimit.

Edhe pse procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë ka përfunduar prej 1 ore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë ende publike shifrën e pjesëmarrjes në rang vendi. Raportimi i fundit ka qenë në orën 15:00, ku pjesëmarrja ishte në 15.5%.

 

Kush e frymëzoi Elvana Gjatën për të shkruar tekstin e këngës së re?

Periskopi.com Showbiz

Me tu publikuar ‘Fustani’ morri pëlqimin e publikut.

Ditën e djeshme Elvana Gjata dhe Capital T publikuan bashkëpunimin e dytë mes tyre, “Fustani”, shkruan lajmi.net.

Kënga është kthyer shumë shpejt në një hit dhe ka arritur mbi 800 mijë klikime në Youtube brenda disa orëve.

Këngëtarja me postimin e bërë në Instagram ka treguar se fustani i dizajnuar nga kreatori i saj kishte frymëzuar artisten për tekstin e këngës.

 

View this post on Instagram

 

I wrote this song inspired by @valdrinsahitiofficial ART #fustani

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Burime nga KQZ, kjo ishte pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

Periskopi.com Lajme

Edhe pse procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë ka përfunduar prej 1 ore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë ende publike shifrën e pjesëmarrjes në rang vendi.

Raportimi i fundit ka qenë në orën 15:00, ku pjesëmarrja ishte në 15.5%.

Por gazetari i Top Channel, Denis Tahiri, i cili ndodhet prej mëngjesit në ambientet e KQZ-së, duke iu referuar burimeve, raporton se pjesëmarrja në votime në të gjithë Shqipërinë, deri në orën 18:00, ka qenë 19.4%.

Shifra zyrtare pritet të konfirmohet nga KQZ, ndërkohë që nga PD dhe LSI kanë nisur akuzat e para ndaj mazhorancës për mbushje fiktive të kutive të votimit.

Lazarati vendos rekordin për pjesëmarrjen në votime

Periskopi.com Lajme

Vetëm 60 qytetarë u drejtuan sot në kutitë e votimit në Lazarat. Kjo shifër përbën vetëm 2.2% të totalit të qytetarëve me të drejtë vote në Lazarat, që arrin në 2700.

Nga raportimet që po vijnë nga i gjithë vendi, Lazarati ka vendosur deri më tani rekordin më të ulët të pjesëmarrjes në votime.

Sa i përket qarkut të Gjirokastrës, ku përfshihet edhe Lazarati, pjesëmarrja në votime ka arritur deri në 22.9%. Ky qark njihet edhe si një prej bastioneve të Partisë Socialiste.

Edhe pse procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë ka përfunduar prej 1 ore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë ende publike shifrën e pjesëmarrjes në rang vendi. Raportimi i fundit ka qenë në orën 15:00, ku pjesëmarrja ishte në 15.5%.