​Samiti Brdo-Brioni mbahet më 12 shtator

Periskopi.com Lajme

Samiti Brdo-Brioni, një nismë e bashkëpunimit rajonal, do të mbahet më 12 shtator në Brdo afër Kranjit me pjesëmarrjen e liderëve rajonalë.

Siç njoftoi kabineti i presidentit slloven Borut Pahor, samiti do të jetë një mundësi për të rishikuar situatën aktuale në rajon dhe për t’u bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të BE-së që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit.

Në mesin e pjesëmarrësve do të jenë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, tre anëtarët e Presidencës së BeH, Zhelko Komshiq, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq, presidentët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, Milo Gjukanoviq dhe Stevo Pendarovski, si dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Nisma e Procesit Brdo-Brioni u krijua në vitin 2010, kur kryeministrat e atëhershëm të Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor, pasi nënshkruan një marrëveshje arbitrazhi midis dy vendeve, donin të frymëzonin liderët e Ballkanit Perëndimor me shembull dhe inkurajim që të zgjidhin çështjet dypalëshe dhe të përparojnë më shpejt në rrugën e integrimit evropian.

Për më shumë se një dekadë, nisma Brdo-Brioni është vendosur si iniciativa më e rëndësishme politike e këtij lloji në Evropën Juglindore dhe më vonë prej saj doli Procesi i Berlinit, sipas njoftimit të Presidentit të Sllovenisë.

Arrihet marrëveshja, Dest transferohet në AC Milan

Periskopi.com Sporti

Sergino Dest do të ndryshojë ambient në orët e fundit të afatit kalimtar.

Amerikani do t’i bashkohet AC Milanit në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Kampioni i Italisë do ta ketë mundësinë e blerjes së kartonit për 20 milionë euro.

Dest do të udhëtojë për në Milano për të nënshkruar kontratën me klubin e tij të ri.

OBSH​: Shënon rënie numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID

Periskopi.com Lajme

Numri i infeksioneve të reja të koronavirusit dhe vdekjeve të raportuara globalisht vazhdoi të bjerë pothuajse kudo në botë, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përshkroi si një “rënie të mirëseardhjes” në një konferencë të sotme.

Agjencia shëndetësore e OKB-së njoftoi se javën e kaluar u raportuan 4.5 milionë infeksione të reja me koronavirus, që është 16 për qind më pak se një javë më parë.

Numri i vdekjeve gjithashtu ra 13 për qind, dhe 13.500 pacientë vdiqën. OBSH tha se numri i personave të infektuar me koronavirus ka rënë kudo në botë, ndërsa numri i vdekjeve është ulur kudo, përveç në Azinë Juglindore, ku është 15 për qind më i lartë, dhe në Paqësorin Perëndimor.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se me fillimin e dimrit në hemisferën veriore dhe shfaqjen e mundshme të një lloji më të rrezikshëm të koronavirusit, ekspertët presin një rritje të shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Ghebreyesus tha se normat e vaksinimit, edhe në vendet e pasura, ishin ende shumë të ulëta, duke vënë në dukje se 30 për qind e punonjësve shëndetësorë dhe 20 për qind e të moshuarve nuk e kishin marrë ende vaksinën.

Kimete Berisha: As djalli nuk bën më zi se Albin Kurti

Periskopi.com Lajme

Opinionistja e njohur, Kimete Berisha ka kritikuar Qeverinë pas qasjes së kësaj të fundit karshi sindikatave.

Berisha, kritikat i ka hedhur në drejtim të kryeministrit Kurti, ku përmes një postimi në profilin e saj në Facebook është shprehur se “as djalli nuk bën më zi, veç një kriminel verën e bën dimër dhe shtëpinë ta bën ujk”, përcjell Periskopi.

Më poshtë keni postimin e plotë [pa ndërhyrje] të znj. Berisha:

As djalli nuk bën më zi!
1. Pse Albin Kurtit i konvenon të armiqësohet me krejt mësimdhenësit?
2. Pse i pêlqen të armiqësohet me personelin shëndetësor?
3. Pse i konvenon t’i lë shqiptarêt në terr!
Për serbët nuk ka reduktime (as nuk e paguajnë rrymën as nuk ua ndalin)!
4. Çfarë anti-shqiptari dhe çfarë psikooati duhet të jesh që në këtë kohe krizë të madhe ekonomike t’ua ndalosh pagat mësimdhënêsve.
Plus ua ndalon pagat për muajin që shkoi, kur nuk ka pasur grevë!
5. Kush është ky njeri? Për kë punon ky?
Pse e ka nxitur eksodin e shqiptarëve, kurse Fushê-Kosova u bë Preshevë!
6. Pse refuzon të takohet me mësimdhënësit, e nuk refuzon të bëj marrëveshje sekrete me Serbinë (sekrete, sepse askush nuk e ka parë atë marrëveshje)!
7. Ose është i shantazhuar, ose i kushtëzuar, ose i frikësuar, ose i paditur.
8. Pse kjo letargji e shqiptarëve!
Pse nuk rebelohet kush?
Ua ndal rrymën – durojnë.
Ua rritë çmimet – durojnë.
Ua ndal pagat dhe i kërcënon me bukë mësimdhënësit – ata heshtin dhe durojnë.
9. Cili është qëllimi i këtij njeriu?
Pse i urren shqiptarët kaq shumë!
A i urren natyrshëm apo është i detyruar t’ua shkatërrojë jetën shqiptarëve?
10. Ky është njeriu më i keq, më i paskeupullt dhe më arrogant që ka njohur politika shqiptare. Kështu, bash ashiqare, kundër shqiptarëve nuk ka punuar askush!
11. Njeriu që i ka kallur institucionet për ta marrë pushtetin, sot i ndëshkon me paga ata që protestojnë për të drejtat e tyre elementare.
12. Kush është ky njeri?!
P.S. As djalli nuk bën më zi, veç një kriminel verën e bën dimër dhe shtëpinë ta bën ujk.

/Periskopi/

Liverpooli me dramë e fiton takimin ndaj Newcastle, Carvalho ‘heroi’ i ‘The Reds’

Periskopi.com Sporti

Fabio Carvalho e ka shënuar golin e fitores, për 2-1, në minutat shtesë për Liverpoolin, në kuadër të xhiros së pestë të Premier League.

Në një ndeshje të stërzgjatur ndaj Newcastle në “Anfield Road”.

Fillimisht, në këtë ndeshje shënoi Aleksander Isak në pjesën e parë, për t’u barazuar më pas rezultati nga Liverpooli me anë të Roberto Firminos.

Ndeshja u duk se do të mbaronte kështu, por “Të Kuqtë” e kishin një befasi në fund.

Ndonëse u dhanë vetëm pesë minuta kohë shtesë, përballja vijoi edhe për tre të tjerë.

Ishte saktësisht minuta e fundit ajo që e vendosi epilogun e ndeshjes, teksa Carvalho çoi topin në rrjetë për t’ia siguruar ekipit të tij tri pikët e radhës.

Dramë e vërtetë – Komentatori arab ‘shpërthen’ pas golit të Liverpoolit në minutat e fundit të ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Vjen goli i tretë në takimin ndërmjet Liverpoolit dhe Aston Villës, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

Golin e dytë dhe të fitorës për klubin e Liverpoolit e ka shënuar, Carvalho në minutën e 90+8’të të takimit, shkruanPEriskopi.

Rezultati aktual i takimit është 2:1.

VIDEO

Sveçla: Do të vij momenti kur Radojçiq do të zihet

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është paraqitur në një intervistë në transmetuesin publik, një ditë para se Serbia besohet se do të anulojë lëshimin e fletave të hyrje-daljes për qytetarët me dokumente të Kosovës.

Sveçla, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e vendosur që veriun e Kosovës ta stabilizojë njëherë e përgjithmonë, përmes ndalimit të krimit, teksa ka folur edhe për të dyshuarin për krime të shumta në veri, Milan Radojçiq.

Sveçla ka thënë se Radojçiq po e humbë pushtetin dhe ndryshe nga periudha të mëhershme kur e kontrollonte veriun, tani ai futet ilegalisht në Kosovë.

Sipas ministrit, Radojçiq do t’i rrallojë vizitat në Kosovë, pasi që gjasat janë të mëdha që ai të kapet nga Policia e Kosovës.

“Radojciq dikur lëvizte i lirë dhe kishte pushtet, tani po humb pushtet dhe i duhet të futet ilegalisht në Kosovë. Radojçiqi do t’i rrallojë vizitat në Kosovë sepse do t’i vij momenti kur do të zihet nga Policia e Kosovës dhe do të përgjigjet për të gjitha veprat për të cilat dyshohet”, ka thënë Sveçla në rtk.

Man City e bën hor Nottinghamin – Arsenali 5 ndeshje, 5 fitore

Periskopi.com Sporti

Manchester City një “rul” që shtyp lehtësisht kundërshtarët që ka përballë. Sigurisht që me “bishën” Haaland në formacion, gjithçka bëhet më e lehtë për skuadrën e Pep Guardiolës, kampione në fuqi e Premier League-s.

Gjiganti norvegjez realizoi tre gola brenda pjesës së parë në portën e Nottingham Forest (rezultati i përgjithshëm 6-0) në minutat 12’ (i asistuar nga Foden), 23’ dhe 28’ (i asistuar nga Stones), duke e mbyllur praktikisht ndeshjen pa shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Ish-sulmuesi i Dortmundin shkon në kuotën e 9 golave në Premier League vetëm në 5 ndeshje, çka do të thotë se vështirë se do të ketë rivalë për çmimin e golashënuesit më të mirë në Premier.

Gjatë pjesës së dytë Cityzens realizuan edhe dy gola të tjerë me autorë Cancelo dhe Alvarez dy herë për rezultatin përfundimtar 6-0.

Vjen fitorja e pestë radhazi për Arsenalin, që vazhdon të kryesojë me pikë të plotë këtë sezon në Premier League. “Topçinjë” mposhtën 2-1 Aston Villan e Steven Gerrard në një sfidë që ishte e hapur deri në sekondat e fundit.

Gabriel Jesus zhbllokoi takimin në favor të vendasve në minutën e 30-të, por miqtë nga Birminghami barazuan me Douglas Luiz në minutën e 74-t. “Topçinjtë” reaguan vetëm tri minuta më vonë me Martinellin, që realizoi golin e fitores i shërbyer nga Saka.

Rama: E kundërligjshme kërkesa e qeverisë për t’i nxjerrë mësimdhënësit grevistë nga lista e pagave

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është e drejtë e institucioneve arsimore dhe e administratës që të vihen në grevë.

Andaj, sipas Ramës, kërkesa e qeverisë për t’i nxjerrë nga lista e pagave mësimdhënësit grevistë është e kundërligjshme.

“Kërkesa e Qeverisë së Kosovës bërë drejtorive komunale të arsimit për t’ua nisur listat e mësimdhënësve grevistë, që t’i nxjerrë ata nga lista e pagave, është e kundërligjshme. Por është e drejtë legjitime e qeverisë që mësimdhënësit t’i nënshtrojë në testin e rivlerësimit, proces ky që duhet të ishte ndërmarrë që moti”, ka shkruar Rama në facebook.

Rama ka këshilluar të mos ndërpritet dialogu në mes të qeverisë dhe sindikatave dhe të gjendet një kompromis.

Haradinaj mesazh: Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti

Periskopi.com Lajme

Lideri i AKR’së, Ramush Haradinaj i është drejtuar ashpër kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ndaljen e pagave për grevistët dhe për mungesën e energjisë elektrike, ku qytetarët po përballen me reduktime të gjata.

Hardinaj përmes një shkrimi në Facebook i ka kërkuar Kurtit që të ndalet, ose do ta ndalë populli vetë, e që sipas tij, nëse kjo ndodh, Kurti do të përfundojë me turp.

“Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti. Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!? Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!

Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?”, shkroi Haradinaj.

Ndër tjerash, Haradinaj i kërkoi llogari Kurtit për mbajtjen e parave të popullit në arkën e shtetit, duke e pyetur se psë nuk po ua rrit pagat qytetarëve.

“Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë? Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë.

Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!”, tha ai.

Liverpooli nuk dorëzohet – Booby Firmino është aty dhe shënon gol të bukur

Periskopi.com Sporti

Vjen goli i dytë në takimin ndërmjet Liverpoolit dhe Aston Villës, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

Golin e parë dhe të barazimit për klubin e Liverpoolit e ka shënuar, Roberto Firmino në minutën e 61’të të takimit, shkruanPEriskopi.

Rezultati aktual i takimit është 1:1.

VIDEO

Eksperti i arsimit: Hekuran Murati i papjekur, s’mund të ndalen pagat e mësimdhënësve

Periskopi.com Lajme

Eksperti i arsimit, Jonuz Salihaj thotë se ministri i Financave, Hekuran Murati është treguar i papjekur me deklaratat që i ka dhënë për mësimdhënësit “për t’i dënuar ata që nuk e mbajnë mësimin”.

Ai thekson se Murati e humb në çdo instancë gjyqësore nëse ua ndal pagat mësimdhënësve për shkak të grevës.

“Ai e humb këtë kontekst ligjor, këto gjana janë me ligj, është një ligj në fuqi. Pse ka ardh Vetëvendosje në pushtet nuk do të thotë me i burgu të gjitha ligjet dhe me i bo qysh don Vetëvendosje. Jo ashtu s’ka me qenë. Është Ligji për grevat, ligji për organizim sindikal dhe ai çdo intancë gjyqësore e humb në këtë rast dhe njerëzve s’mundet të ju ndal pagat sepse e drejta e grevës është e garantuar”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.

Sipas tij, kjo është mendësia e nënçmimit të një armate të tërë të njerëzve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë ekzekutimi i pagave pjesërisht. Ai ka kërkuar që mësimdhënësit të dalin në punë nesër, ndërsa ka përsëritur se shteti nuk është i obliguar të paguaj punëtorët për ditët sa janë në grevë.

Arsenali nuk dorëzohet, Martinelli shënon gol të magjishme

Periskopi.com Sporti

Vjen goli i tretë në takimin ndërmjet Arsenalit dhe Aston Villës, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

Golin e dytë dhe të epërsisë për klubin e Arsenalit e ka shënuar, Gabriel Martinelli në minutën e 76’të të takimit, shkruan Periskopi.

Rezultati aktual i takimit është 2:1.

VIDEO

Abdixhiku pasi qeveria ua ndali pagat mësimdhënësve: Shantazh jodemokratik, akt i shëmtuar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se gjëja e fundit që kanë nevojë mësimdhënësit në mesin e një krize ekonomike, është ndalja e pagave të tyre.

Vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos ekzekutuar pagat e gushtit për punëtorët e sektorit publik, Abdixhiku e ka quajtuar shantazh jodemokratik dhe akt të shëmtuar.

“Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, thuhet në reagimin e tij.

“E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë”, ka shkruar ai në fund.

Man City po e ‘shkelë’ Nottinghamin – Alavrez shënon golin e 5’të

Periskopi.com Sporti

Vjen goli i pestë në takimin ndërmjet Man Cityt dhe Nottingham, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

Golin e pestë për klubin e Man Cityt e ka shënuar, Alavarez në minutën e 66’të të takimit, shkruan Periskopi.

Rezultati aktual i takimit është 5:0.

VIDEO

Hoxhaj në darkë me Lajçakun, kallëxon çka folën

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë që qëndrimit në Austri në Forumin Evropian Alpbach.

Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën.

“Darkë dhe diskutime për të ardhmen evropiane, me mikun Miroslav Lajčák! Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën, duke qenë qëllimi, strategjia dhe kauza jonë në dialog!”, ka shkruar Hoxhaj.

Liverpooli nuk mbrohet si duhet – Alexander Isak ia ‘çmonton’ portën me një gol të bukur

Periskopi.com Sporti

Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Liverpoolit dhe Newcastle, duel ky në kuadër të xhiros së 5’të në Premierligë.

Golin e parë për klubin e Newcastle e ka shënuar, Alexander Isak në minutën e 38’të të takimit, shkruan Periskopi.

Rezultati aktual i takimit është 0:1.

VIDEO

City nuk ka mëshirë ndaj Nottinghamit, shënon edhe Cancelo

Periskopi.com Sporti

Vjen goli i katër në takimin ndërmjet Man Cityt dhe Nottingham, duel ky në kuadër të xhiros së 5’të në Premierligë.

Golin e katër për klubin e Man Cityt e ka shënua Cancelo në minutën e 51 të takimit, shkruan Periskopi.

Rezultati aktual i takimit është 4:0.

VIDEO

LAJMI I FUNDIT: Ushtria serbe po kryen stërvitje në zonën përgjatë kufirit me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Një ditë para fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetit me Serbinë për dokumentet e identifikimit,  Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar se Ushtria serbe po kryen stërvitje në zonën përgjatë kufirit me Kosovën.

Ministrisa e Mbrojtjes së Serbisë, ka dalë me një njoftim ku thuhet se “në kuadër të aktiviteteve të rregullta në bazat dhe objektet në Zonën e Sigurisë Tokësore, forcat e Forcave të Armatosura të Serbisë po kryejnë stërvitje të përditshme për kryerjen e detyrave specifike”.

“Stërvitja kryhet me qëllim të ruajtjes së shkallës së lartë të gatishmërisë luftarake të njësive të angazhuara dhe aftësisë së tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në vijën administrative me Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Sipas kësaj ministrie, “gjatë qëndrimit në bazë, pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë i nënshtrohen përmbajtjeve të ndryshme stërvitore dhe vëmendje e veçantë i kushtohet ushtrimit të veprimeve luftarake në rast sulmi ndaj njësisë, si dhe taktikave, teknikave dhe procedurave të përdorura për të parandaluar kalimet ilegale, aktivitetet e grupeve ekstremiste dhe krimi i organizuar”.

“Forcat e Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat janë të angazhuara në sigurimin e vijës administrative me Kosovën, zhvillojnë trajnime gjatë gjithë vitit, si para vendosjes ashtu edhe gjatë zbatimit të detyrave në Zonën e Sigurisë Tokësore, gjë që siguron një nivel të lartë të aftësisë për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve në fushën e tyre të përgjegjësisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ushtria Serbe është grumbulluar edhe më parë në zonën kufitare me Kosovën, pikërisht në kohën kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendime për zbatimin e masave të reciprocitetit me shtetin fqinj.

EKSKLUZIVE/Thellohet rasti: 11 vjeçarja dyshohet se u abuzua seksualisht edhe nga 6 persona në qershor, policia nuk arrestoi askënd

Periskopi.com Lajme

Rasti i rëndë i 11 vjeçares që tronditi vendin tash e katër ditë, pasi pesë persona e dhunuan seksualisht për 7 orë rresht, ka alarmuar institucionet dhe gjithë popullatën. Ndonëse që të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim, njëjtë nuk kishte ndodhur edhe para dy muajve. Periskopi ka mësuar prej burimeve të sigurta brenda policisë se viktima e njejtë ishte abuzuar seksualisht edhe në fund të qershorit të vitit 2022, madje dyshohet se nga gjashtë persona…

Rasti tragjik i 11 vjeçares (emër i njohur për redaksinë) nuk ka nisur  në natën e 27 gushtit, pra të shtunën e javës së kaluar. Siç mëson Periskopi, e dëmtuara ishte keqpërdorur seksualisht e kishte qenë viktimë e trafikimit  me qenie njerëzore, madje nga persona të ndryshëm të moshës madhore.

Periskopi ka parë raportin policor të rastit të mëhershëm në qershor, kur edhe 11 vjeçarja për herë të parë ishte bërë e njohur për policinë si viktimë. Në natën e 21 qershorit, viktima ishte takuar me një person të moshës madhore në një kafene të lagjes ku jeton në Prishtinë (lokacion i njohur për redaksinë) dhe nga aty kishin vazhduar në një motel në rrethinë. Sipas deklaratës së të miturës, detaje prej të cilës ka siguruar Periskopi, në motel kishte shkuar edhe një person tjetër. Pastaj, të dy e kishin dorëzuar tek persona tjerë. Pra në total, dyshohet se viktima është keqpërdorur seksualisht nga gjashtë persona të moshës madhore brenda natës. Abuzimi dyshohet të ketë ndodhur në lokacione si Prishtinë, Orlloviq e Fushë Kosovë.

Fillimisht, e dëmtuara ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. Të nesërmen, krejt në orët e para të mëngjesit, viktima ishte lënë nga të dyshuarit në një rrugë jo shumë larg shtëpisë së saj në Prishtinë. Për rastësi, viktima kishte takuar një polic në rrugë dhe nga aty ishte marrë pastaj në stacion policor.

Lidhur me rastin, Periskopi mëson se nuk ishte arrestuar asnjë person, ndonëse njërin prej tyre e kishin identifikuar qysh në fillim. Madje, as dëshmitarët e rastit nuk ishin ftuar për intervistim.

Në raportin e rastit, thuhet se e dëmtuara ishte dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, e pastaj, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, ishte  dërguar në strehimore. Megjithatë, Periskopi mëson se vullneti i prindërve por edhe i vajzës ishte që të kthehej në shtëpi. Rasti vlerësohet të jetë ende nën hetime.

Periskopi ka dërguar pyetje tek Policia e Kosovës për të konfirmuar rastin, për deri tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare.

Kujtojmë që si të arrestuar për dhunimin e së shtunës janë Ekrem Rexhepi dhe katër të tjerë, ndaj të cilëve ka masë paraburgimi.

Ekrem Rexhepi, nuk është emër i panjohur për organet e rendit. Ai ka disa raste në procedurë gjyqësore për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Vjedhje’, ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Vjedhje e pyllit’, ndërsa ka të përfunduara gjithsej pesë raste, ku në dy prej tyre, u hodh poshtë aktakuza.

Gjajtë ditës së djeshme, është drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti që dha dorëheqje, po ashtu edhe drejtori për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

Si shenjë revolte e thirrje ndaj institucioneve, sot u organizua një protestë e madhe në sheshin e Prishtinës, ku kishte edhe fytyra publike e shumë qytetarë./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

Shënim: Me qëllim të ruajtjes së identitetit të viktimës, redaksia nuk ka publikuar asnjë inicial të viktimës apo detaje të lokacioneve ku dyshohet se janë frekuntuar nga viktima apo të dyshuarit