29 minuta pasi raportuan 22 të vdekur, MSh fryhet se vaksinoi më shumë përqindje populli se shtetet fqinje

29 minuta pasi raportuan 22 të vdekur, MSh fryhet se vaksinoi më shumë përqindje populli se shtetet fqinje

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një postim pas daljes së rasteve të reja të infektimeve dhe vdekjeve që tregon se ka përfunduar muajin gusht në vendin e parë sa i përket përqindjes së vaksinimit të popullatës.

22 persona tjerë gjetën vdekjen pas infektimit me Covid-19 derisa edhe 1894 persona u infektuan.

Nga kjo ministri shkruhet se Kosova ka qenë e para në renditje, megjithëse dihet që shumica e vendeve të rajonit ishin para Kosovës sa i përket përqindjes për muaj me radhë.

“Sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit.” – shkruan MSh, përkthen Periskopi.

Sipas MSh-së deri tash janë vaksinuar 31 për qind e popullatës së Kosovës.

Statusi i plotë:

Muajin gusht e filluam me 15.7% të  popullatës së vaksinuar, dhe po e përfundojmë me 31% të  popullatës të vaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit.

Rekordi mujor i shteteve të rajonit deri më tani është: Slloveni 11.6% (Maj 2021), Kroaci 14.4% (Maj 2021), Serbi 8.7% (Janar 2021), Maqedoni e Veriut 10.2% (Gusht 2021), Bosnje e Hercegovinë  5.7% (Korrik 2021), Shqipëri*10% (Prill 2021), Mali i Zi 14.9% (Maj) dhe Kosovë 15.3% (Gusht 2021).

#Bashkëiadalim!

Burimet: Our World In Data, Ministria e Shëndetësisë – Republika e Kosovës.

*Projeksion

Shpërndaje në: