3 mijë e 64 raste me koronavirus në Kosovë

3 mijë e 64 raste me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike ka njoftuar se të enjten janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve 73 raste kanë rezultuar pozitive.

 

Numri total i rasteve pozitive 3.064 raste nga 24.271 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 55 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 1.707 raste, kurse raste aktive 1.302.

Rastet e djeshme pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.

 

Shpërndaje në: